Pas iniciativës së një emisioni televiziv që qytetarët e Tiranës në orën 17.00 të dilnin në ballkone për të kënduar,kKëshilltari Henz sqaroi se kjo është një lojë e rrezikshme e qeverisë:
“I dashur Jari.
Unë ju ftoj të refuzoni kërkesën propagandistike për të dalë në ballkone në orën 17. 30 minuta dhe të këndoni e duartrokisni për mjekët dhe infermierët.
Kjo është një skemë e rrezikshme e shpikur nga Edi Rama i cili për vete del nga dhjetë herë dita në Tv.
Ai kërkon që Doktori të filmohet duke duartrokitur nga vila në Lalëz dhe të ftojë Ilir Metën të dalë në oborrin e vilës së tij. Flamur Noka nga vila e tij t’i bjerë tumpanit dhe të këndojnë këngën “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”.
Si mund të ndodhë kjo?
Të shikojnë njerëzit ish Presidentin dhe Presidentin aktual nga oborret e dy vilave duke kënduar përballë njëri- tjetrit?
Në asnjë mënyrë. Kjo është një skemë për të sulmuar opozitën.
Pastaj do kërkojnë që Luli të dalë të këndojë tek vila e tij në Farkë dhe të të ftojë ty të dalësh nga vila jote në fund të Farkës. Ju jeni aq larg me njëri tjetrin sa zëri nuk arrin. Lulit i ngjirrej zëri duke kënduar Himnin e Flamurit në oborr të SHQUP-it e jo më të këndojë nga vila e tij për t’u dëgjuar tek vila jote. Kjo është thjeshtë për të bërë skandal.
Pashë Fevzon që ka postuar tre video para vilës së tij që qetëson qytetarët të presin deri të hënën sa të fillojë ai emisionin, se pastaj i zgjidh ai çështjet. Dhe kjo është një barrë e rëndë. I bie që Fevzo të dalë në oborr të vilës dhe Sandri tek oborri I vilës së tij, Çani pak më lart e të këndojnë të tre bashkë. Kjo do jetë skandal, pasi preket privatësia dhe dalin gjithë vilat e tjera.
Ne duhet t’i shpallim luftë kësaj skeme. Kjo është një skemë që kërkon t’u hedhë hi syve qytetarëve dhe t’i gënjejë ata se duke kënduar ikën virusi.
Ne duhet ti qëndrojmë idesë se virusi real është qeveria. Pa ikur ajo, nuk ik virusi nga trojet tona. Mos u gënjeni nga Italia. Ata me një pjatë makarona, një kitarë e një këngë kalojnë një muaj. Ata na sollën virusin. Tani po na sjellin dhe gënjeshtrën për virusin. Nuk duhet ta pranojmë.”
Vertet Mero, tani e dime ku eshte Rama. Po Berisha, Meta, Basha e lukunia e politikaneve a dihet ku jane? Investigo pak e na thuaj aman, se jemi kurioze. Nese jane jashte Tirane, te themi ne Lalez, me se ushqehen atje? Apo I kishin marre masat me kohe? Pse nuk vune alarmin atehere?