Pas thirrjes së Ministres së Shëndetësisë që mjekët dhe studentët e mjekësisë të vihen në dispozicion të situatës, këshilltari Henz ka reaguar ashpër duke udhëzuar Jarin se e gjithë kjo është një provokim
I dashur Jari.
Pashë thirrjen e Ministres së Shëndetësisë që kërkon të angazhojë mjekët e opozitës në këtë situatë. Konkretisht ka përmendur me emra Tritanin, Doktorin dhe Mul Nokën.
Këta janë tre figurat kryesore të opozitës. Qëllimi është të infektojnë Doktorin, përmes metodave speciale dhe pastaj ai të përhap virusin dhe në familjen e ngushtë të tij. Dhe kjo bëhet më 15 Mars ditën që mbush 12 vjet nga shpërthimi I Gërdecit. Meqë nuk e dënojnë dot duan të marrin hak me mënyra primitive.
Ky ështyë qëllimi final i Edi Ramës, të përdorë armë biologjike kundër Doktorit. Ai nuk ja ka dalë dot me bomba me armë me gjyqe e arrestime dhe tani do ta fitojë betejën me koronavirus.
Natyrisht Doktori ka kthjellësinë e duhur për të mos rënë në këtë grackë, por dhe t’ua shpjegojmë demokratëve që të mos ndjehen keq për Doktorin që nuk i përgjigjet thirrjes.
Ata duhet të sqarohen se bëhet fjalë për eliminimin e Doktorit dhe familjes ë tij, ndaj nuk duhet ta ulin kokën por të jenë krenar që Doktori nuk bie në kurthin e Edi Ramës.
E njëjta gjë dhe për Tritanin. Ai është mjek reanimacioni dhe si i tillë nëse angazhohet ai duhet të qëndrojë me persona terminal për t’i shpëtuar. Aty e siguri do gjejnë ndonjë mënyrë ti ngjisin virusin dhe duke qenë se ai flet pa papushim dhe shpejt, duke lëshuar pështymë nga goja do infektojë ose Lulin ose anëtarë të tjerë kryesie.
Por mendoj se provokimi më I rëndë është më Mulin. Ata e dinë shumë mirë që Muli ka vetëm diplomë Doktori por s’ka shkuar kurrë as në shkollë, as në spital si mjek. Qëllimi është ta mobilizojnë si mjek, dhe ai pastaj të infektohet pasi nuk merr vesh nga mjeksia. Qëllimi është se duan që ai të vdesë me turp si budalla.
Ky plan makabër është arma e fundit që Edvin Rama po tenton të përdor për ë eleminuar opozitën.
Ndaj në këto kohë duhet të kemi kurajon e aktorit Neritan i cili nuk i bindet urdhërit të Edi Ramës për të qëndruar në karantinë, pasi është i bindur që viursi është shpikur nga frika e Edi Ramës prej Aleancës për Teatrin.
Eshtë mirë që Doktori ta përshëndesë këtë akt të mosbindjes civile, që tregon se një njeri që mbron Tetatrin, di të mbrohet vet nga virusi. Aleancës për Teatrin si bëri dot gjë Edi Rama edhe pse i futi virusin e përçarjes ndaj s’ka çfarë ti bëjë Koronavirusi.
Mos vdekshi Alamet hhumori. U shkriva gazit.
Pse Mul Noka eshte doctorr?E tmerrshme.
Pjesa qe i perket Nul Mokes eshte shume per te qeshur, nje humor classic e therës.
Tipat si zoti Nul as bagetine nuk dine ta ushqejne.
Produkt i sistemit Salinist Te diplomave te Neim Çilit.
Ka plot te tille fatkeqsisht.