Pas vendimit të fundit të qeverisë, që pas orës 18:00 të mos lejohet as shëtitje më këmbë rrugëve të Tiranës, ka pas një reagim të ashpër nga Muli.
Ai ka reaguar kundër Edi Ramës, duke parashikuar se kjo është një tentativë e Edi Ramës, për të na çmendur të gjithëve.
Këshilltari Henz u shqetësua shumë nga kjo deklaratë, pasi një deklaratë e tillë ngjall shumë pesimizëm.
Në komentet e tij drejtuar Jarit, këshilltari Henz shkruan:
“Është e qartë se disa njerëz po japin shenja ekstreme çmendurie, por kjo ndodh kryesisht tek njerëz inteligjentë, të cilët kanë një plan për të realizuar dhe kjo epidemia ua ka prishur.
I tillë mund të konsiderohet rasti i Doktorit.
Ndryshe nga Ilir Meta që dukej i çmendur para epidemisë, pas fillimit të karantinës duket normal.
Dhe deklaratat i ka bashkëpunuse me Qeverinë.
Me sa duket karantina e shpëtoi nga futja në Parlament dhe shpërndarja e tij më 15 mars, dhe kjo e ka qetësuar.
Ndërsa Doktori, që me sa duket mezi e priste këtë datë, duket se nuk po gjen qetësi dhe tani gjithë njerëzit thonë që është çmendur.
Por kjo nuk është ndonjë gjë e panjohur, pasi njerëzit integjilentë dhe me plane konkrete, kur dështojnë, ndodh që dhe çmenden.
Por deklarata e Mulit është e rrezikshme, pasi në radhë të parë, duket sikur ai është i barabartë me Doktorin.
D.m.th meqë janë të dy mjekë, dhe ai, dhe Doktori, meqë janë të dy kolegë, edhe si deputetë, Muli mendon që dhe ai mund të çmendet, meqë duket sikur është çmendur Doktori.
Kjo nuk është e vërtetë.
Pamvarësisht se Muli është koleg me Doktorin, dhe si deputet, dhe si mjek, ai nuk plotëson kushtin e parë të Doktorit, d.m.th që të jetë inteligjent.
Muli njihet si budalla dhe mjekësia ka provuar që budallenjtë nuk çmenden.
Ndaj duhet qetësuar, se na tremb elektoratin tani që fitorja është afër.”
undefined