Nga Mero Baze
Nëse i hedh një sy debatit të ditëve të para të izolimit, pastaj të kulmit të pandemisë dhe fundit të saj, do të shikojmë se kurba e debatit politik në Shqipëri shkon në të kundërt me pasojat e kurbës së pandemisë.
Kur Qeveria izoloi urgjent vendin në javën e dytë të marsit, akuzat e opozitës ishin pse Qeveria nuk e izoloi vendin qysh në janar.
Ky ishte debati që dominoi javën e parë të izolimit, duke e bërë fakt të kryer, se tani virusi ka bërë kërdinë dhe se Qeveria varrosi shqiptarët.
Kur u arrit kulmi i pandemisë diku nga java e parë e prillit dhe vendi ishte në izolim total, filloi debati i dytë pse Qeveria nuk i hap kufijtë, se kanë mbetur shqiptarët nëpër pika doganore dhe në shumë shtete të Europës.
Debati ishte krejt i kundërt me kurbën e pandemisë.
Qeveria u muar me karantimin e njerëzve që kishin mbërritur në pika doganore dhe pastaj pak nga pak me kthimin në atdhe, me kushte karantimi të qytetarëve të mbetur rrugëve.
Pastaj nisi kuja e Sali Berishës, që në vend kanë vdekur mijëra njerëz, po Qeveria i mban fshehur viktimat. U krijua ideja, që Edi Rama kishte bërë pakt me familjarët që u vdisnin njerëzit, që ata të mos tregonin që u kanë vdekur njerëzit dhe t’i varrosnin fshehurazi nga Sali Berisha.
Tani në fazën e fundit, kur shumica e Shqipërisë është zona e gjelbër dhe vendi po shkon drejt hapjes, debati i provokuar nga opozita është se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër, virus nuk ka pasur, Qeveria e ka përdorur izolimin për të shkelur liritë njerëzore etj.
Për t’i dhënë zë këtij debati, një çetë e vogël konspiracionistësh, mes të cilëve dy emigrantë nga Kanadaja dhe tre të tjerë që besojnë se këtë gjë e ka shpikur Sorosi, dolën në sheshin “Skënderbej” për të mposhtur diktaturën.
Pra në tre momentet më të rëndësishme të pandemisë, debatet që ka provokuar opozita janë tërësisht të kundërta me problemin e asaj kohe. Donin virus kur nuk kishte, donin hapje kur kishte izolim, dhe tani që Qeveria ja doli ta mbyllë me një bilanc nga më të mirët e mundshëm betejën, kanë gjetur shpëtim tek teoritë konspirative.
Duke qenë se epidemia është një ngjarje e fortë, e shkaktuar nga forca madhore dhe jo nga Qeveria, ajo ishte një rast i mirë që opozita të bëhej e besueshme së paku për një çështje që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve.
Ky është rasti unik ndoshta në botë, kur në ekspozimin më të madh të vëmendjes së publikut, në kushtet kur të gjithë llogarisin mbijetesën dhe rrugën se si të shpëtojnë nga vdekja, opozita shfaqet pa asnjë arsye krejt e pabesueshme.
Nuk e kuptoj se çdo ta gjente opozitën, të ishte së paku njerëzorë dhe e besueshme në këtë histori.
Se tani unë nuk di kë qëndrim të opozitës të quaj të drejtë nga gjithë çfarë kanë thënë.
Po të besoj Berishën, që thotë se ka mijëra të vdekur që mbahen sekret, nuk di ç’të bëj me këto broçkullat e ditëve të fundit, që thotë opozita, që nuk ka pasur fare virus.
Po të besoj Tritanin, që thotë se duhet të ishim mbyllur në janar, nuk di ç’të bëj me Tritanin që thoshte të hapeshim në prill.
Nëse duhet të besoj Bashën, që thotë se Qeveria duhet t’u japë miliarda lekë qytetarëve dhe bizneseve që nuk punuan këto dy muaj, nuk di ç’të bëj me Bashën dhe mbështetësit e tij, që sulmojnë çdo tender dhe nisëm të Qeverisë për pagesa. A thua Qeveria duhet t’i hedhë lekët me avion nga qielli e t’i presin njerëzit në rrugë.
Dhe e gjithë kjo vjen nga fakti se nëse qytetarët e kanë përjetuar epideminë si fatkeqësi që duhet ta shmangnin e t’i mbijetonin, opozita është përpjekur ta shikojë si shans që t’i hapë rrugën drejt pushtetit.
Dhe të vetmen gjë që ua ka ngulur në mendje shqiptarëve, është se u ka thënë gjithmonë të kundërtën e asaj që duhet të bënin. Mendoni t’i kishe në pushtet këta!
tu lumte o Mero, kjo eshte e vertata
FANTASTIKEEE !!!!!!!!
Hahaaa mire “shkencetari Taulant” se keta te opozites…
Brilant!!
Vertet fantastike.
Dajaku ka dale nga xheneti..
Te lumte dora.
Z. Mero llogoriti edhe ato pse jane zero e prape mbeten 31. Pse llogorit numer vdekjen e vicidolit Tritan preshin lylk fyellin apo Vasil koqe lulediellin
Yes sir !!!
Rrofsh o Mero se je nder te paktet qe shkruan ato qe kemi ne shpirt.Kjo opozite eshte mortje.
Respekte te jashtezakonshme , Mero Baze ! Bravo ! ??✍
Mire i ke thene Mero djali te gjitha, se politikane leshi jane keta, po vecse ne bote thone se vdekjet, me shumice si ne Itali e gjetke, kane ardhur kryesisht nga mjekimi i keq. Kjo eshte disfate per mjeksine boterore. Prandaj, mos i mburr shume keta tanet se njohuri elementare kane, packa se ne i quajme eksperte, hera heres edhe te medhenj. Si ne Shqiperi, hesapi. Ketu punen me te madhe e beri policia, se mos ishte izolimi, te gjithe barkazi do ishim tani. Gjella me kripe e kripa me karar. Ca prej tyre, si Pipero me shoke, dhunti televizive treguan, se mjeksore, aman o zot, jane kausha.
Te lumte Mero, keshtu kam menduar keto 2 muaj. Hy se te vrava zbrit se te vrava.
??????????????????????????????
Kur sti qin ato rropt qe tallesh me te vdekurit ti
Mero nuk po tallet me te vdekurit, por me shpellaret si puna jote, o dru me pre! Rrobt ku t’i kesh.
Jane 31 te vdekur , pa llogaritur Ekonomi-Financat e vdekura e te pa varrosura! Treguesi – Borxhi Publik me i larti ne 30 vite post-1990.
Si ka mundesi qe shoku mjero e mbylli kaq shpejt debatin me te madhin e kombit PROF DR SALI BERISHA.
Sapo dolen faktet qe ministria analfabete e arsimit kishte paguar 50 mije euro per djalin te iku zeri.
Keto shpjegoju shqiptareve po pate bythë.
Keto qe ke shkruar jane thjeshte propagande.
Je shume i varfer ne argumenta.
Je shume i afte ne lepirje
Si ka mundesi qe shoku mjero e mbylli kaq shpejt debatin me te madhin e kombit PROF DR SALI BERISHA.
Sapo dolen faktet qe ministria analfabete e arsimit kishte paguar 50 mije euro per djalin te iku zeri.
Keto shpjegoju shqiptareve po pate bythë.
Keto qe ke shkruar jane thjeshte propagande.
Je shume i varfer ne argumenta.
Je shume i afte ne lepirje
Ja ke kaluar edhe fredit ( peza )
Petrit mos i qaj hallin meros ti se mero di ta regulloje punen mero dhe me sali berishen se ka kategorine e 7 per bythelepirje
Qirie Petriti! ??
Qenke pa shpresē ti .
Të paska hyrë në bythë PD -korona .
Hajt se folim në mandatin tjetër të së majtës.
(Metën u a kemi falur)
Vetem shkruaj dhe nja dy fjale per vjedhjet me tenderat gjate pandemise se po plasin ministrat e Rames nga tejngopja.