Krahasimi që duhet të bëjmë me Gjermaninë për “protestën”

11 Maj 2020, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Grupe anarkistësh në gjithë botën po përpiqen të refuzojnë rregullat e karantinës, bazuar në teoritë e tyre të konspiracionit, edhe pse në shumë vende karantina është në fund të saj.

Rasti më i fundit ishte Gjermania, ku policisë ju desh të ndërhynte në fund me dhunë.

Shqipëria ende nuk ka ndonjë bërthamë serioze të anarkisë, pasi ata që tentojnë ta përfaqësojnë janë më shumë qesharakë, se sa anarkistë, por sidoqoftë dhe ata dolën.

Pas kësaj, u pa të bëhen përpjekje nga opozita dhe media, për të krahasuar dhunën e policisë në Gjermani dhe Shqipëri, ndaj kësaj kategorie që thyen rregullat e karantinës.

Edhe pse krahasimi nuk shkon, pasi në Gjermani, edhe grumbullimet, edhe dhuna, ishin shumë më serioze, kurse në Shqipëri grumbullimet ishin qesharake dhe dhuna dispropocionale, ka një gjë për të cilën vlen të krahasohemi në këtë pikë.

Ajo nuk është dhuna e policisë, apo sasia e njerëzve që dalin në shesh. Kjo e fundit në Shqipëri ishte qesharake.

Ajo që mund të krahasojmë lirshëm, është mënyra se si si pozicionohet shtypi dhe politika në Gjermani, ndaj një proteste të ngjashme, edhe pse sasia e anarkistëve që dalin në shesh, është e madhe.

Në Gjermani atyre nuk u del zot askush. Janë thjesht anarkistë dhe kanë doktrinën e tyre.

Në Shqipëri, numri i anarkisto-konspiracionistëve që nuk pranojnë karnatinën është një shifror, por edhe pse janë kaq pak, ata arrijnë të kenë mbështetje dhe të opozitës, dhe të Presidentit. Pra nëse në Gjermani anarkistët u përkasin anarkistëve, në Shqipëri edhe kauza e anarkistëve e konspiracionistëve, bëhet kauzë e opozitës.

Ky është një krahasim që ja vlen të bëhet mes dy vendeve.

Në një vend si Shqipëria, ku opozita dhe Presidenti mbeten pa kauza, janë gati të bashkojnë mbështetjen e tyre politike me 4-5 anarkistë qesharakë, që dalin në shesh, duke menduar se Bill Gates e Xhorxh Soros na kanë sjellë COVID-19 që të sundojë Edi Rama.

Në një situatë të ngjashme në Gjermani, të çmendurit janë me të çmendurit, ndërsa politika përfaqëson normalitetin.

Tek ne politika është gati të përfaqësojë çdo gjë, mjafton të jetë një gjë kundër Qeverisë.

Ky është krahasimi i vetëm i vlefshëm mes protestave të Gjermanisë dhe atyre 4-5 të marrëve në Tiranë.

Se anarkistë dhe të çmendur ka në gjithë botën.

Diferenca është kush u del zot.

24 komente në “Krahasimi që duhet të bëjmë me Gjermaninë për “protestën””

  1. ???? says:

    Të rrish kaq gjatë në opozitë, kur ke kaq shumë gjëra që ti bësh më mirë, do të thotë që se meriton të marësh timonin.
    Do të thotë që shyqyr zotit s’jemi aq popull budalla sa t’ja japim votën këtyre kryeopozitarëve që jo besim nuk na ngjallin, por na kallin krypën .
    Na xhindosin kur i shohim dhe i dëgjojmë,
    POR DUHET TË GJEJMË FORCË TI NDRYSHOJMË .
    PËRNDRYSHE…., S’KA ZOT QË JA MERR TIMONIN TË GJATIT NGA DORA . AS TËRMETI DHE AS KORONA.

  2. Taci says:

    mero per ke e shkruan se nuk te degjon njeri

    1. Kapiteni i Vlores says:

      E degjojne ata qe duanta degjojne, Dhe jane shume

  3. Nardi says:

    Fiks te njejten gje me tha edhe djali im, qe punon ne Gjermani.
    Budallenj ka kudo, me tha, dic ka edhe pronaziste.
    Por gjermanet qe e moren vesh qe u be nje proteste e tille, pergezuan policine.
    Sepse shumica e gjermaneve as qe e dinin se ishte bere kjo proteste.
    Sepse as media nuk i kushtoi shume rendesi…

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Shum e drejte z. Baze.
    Kete pune e ka bere gjithmone Opozita duke mbeshtetur edhe Anarkistet se nuk kane me shanse te vijne ne pushtet. Duan gjithmmon Anarki.
    Respekte per Analizen qe beni z.Baze????

  5. Zigur Qarri says:

    Liria si mundesia e te qënit ne gjendje qe te zgjedhsh dhe te vendosesh midis mundesive të ndryshme pa u detyruar,ne Shqiperi
    paragjykohet,injorohet,shperfillet dhe denigrohet akoma!Prandaj nuk eshte çudi perse ne jemi te fundit,e megjithate nuk e
    marrim per te vertete!Nje shoqeri jasht realitetit,qe drejtohet nga nje qeveri mashtruesish dhe nga nje Kryeminister i semure psiqik!
    Protestuesit ne Gjermani nuk kan qene anarkiste.Në Gjermani kufizimi ka qenë i rrepte vetem me levizjen ne kufijt shtetrore,ku
    penalizoheshin fqinjet,ndersa brenda Gjermanise,nuk ka pasur kufizime por rregulla,distanca kryesorja,por ne asnje rast orar
    per kufizme ne levizje.Kurse ne Shqiperi Kryeministri idjot,nxorri kriminelat nga burgu dhe izoloi te gjith shqiptaret,kuptohet per
    akses politik.Nese do te ishin izoluar gjermanet si ne Shqiperi,do te ndodhte si ne 2017-ten,me protestat e dhunshme ne Hamburg
    kunder takimit te G-20,100 mije protestues kunder 20 mije policeve,nje arene lufte mbi 200 milion Euro dëme,qindra police dhe
    protestues te plagosur.Ne Gjermani çdo proteste merret ne konsiderate jo vetem nga shoqeria,por edhe nga Qeveria,si tregues
    i demokracise dhe lirise se medimit ndryshe te nje shoqerie.Ndersa ne Shqiperi lakejt provinciale qe paguhen nga Qeveria,denigrojn
    gjithshka qe nuk i shkon per shtat kryeidjotit Rama.Ju edukoni skllaverine,militantizmin partiak.Nje komb dhe nje shoqeri nuk mund
    te eci kurre perpara pa individ te lire,pa individe me mendim te pavarur.Ata qe dolen ne proteste ishin qytetare,por nje provinciali
    me komplekset e inferioritetit,i duken qesharakë dhe te marrë.Nje numer i paperfillshem kan qenë edhe ata qe kan sfiduar diktaturen
    komuniste,të marrë u thonin edhe atyre!Dhe historia perseritet nga bijt e baballareve,dhe ne pretendojm se jemi pjese e vlerave
    europiane,ne qe akoma i bejm hosana sulltan edit,nje idjot i lindur ne parajsen e servilave.

    1. Tetovari says:

      Me tevertet nji koment boll i mir zotri Qari, kur lexoj do komente te tjerve, me vjen me vjell, jetoj we 40vjet ne shtete te Europes edhe vet kam mar pjes ne shum protesta per te drejtat e NJERIUT, por ne shqipri akoma ska liri te vertet si nkomunizem ashtu edhe ne demokraci, kur ipash çfar reagimi i disa policve se si e malltretuan at zonjen e nderuar qe ishte edhe nje ish- sportiste e njohur, ne Europ kta polic dot suspendoheshin nda puna, psh.

      1. Zigur Qarri says:

        Flm “Tetovari”.Rama ka sjelle jo vetem mjerim,por edhe zvetënimin e karakterit shqiptare,ka sjelle perçarje ndermjet shqiptareve ne
        Shqiperi dhe jasht kufijeve,sidomos ne Kosove,ku luan nje rrol destruktiv.Rama ka mohuar djalin,duke akuzuar Babain se ka shkuar
        me Gruan e tij.Gruan e Ministrit dhe shokut te tij Bledi Çuçi e ka pasur dashnore.Imagjino kush eshte ai dhe kush i shkojn pas atij.Tung

        1. Zigur Qarri says:

          Se harrova te them, detyra qe kam si shqupis eshte te fshihem brenda citjaneve te Rames, te mbaj “biberonin” e tij ne goje dhe te zbuloj gjithe aferat e tij seksuale. Ah sa do te kenaqet Salikufoma kur ta mar vesh.

  6. ABC KORCA says:

    E pare keshtu…ke apsolutisht te drejte
    E pare sic ndodhi,kemi te bejme me:
    Polici kundra protestuesve…por polici me dy standarte
    Kur “protestonin” pd-istat…digjnin e prishnin…policia i kapte “me kamera”
    Kur protestojne 5 “zhulsa”… policia i kap prej zhelesh e u tregon vendin
    Mendimi im eshte se krahasimi policor nuk ka vend pavarsisht se eshte bere per arsye tjeter

  7. "BOHOTINA" says:

    Opozita jone gati te kape çdo shkendije. Si ata 10 te marret qe dolen ne shesh. Po Sazan idioti ishte? Si mo nuk u ul kjo opozita jone tw analizonte humbjen e 2013, 2017 e pastaj te bente program per t’ u thene shqiptareve se do bejme me mire se keta. Po kane tere keto vjet me shpifje, sajesa, babale, nisha e parku i liqenit, unaza e madhe, teatri e ku di une ç’ budallalleqe te tjera. Kur kane qene vet ne krye nuk kane lene gje pa bere deri tek veprime te perbindshme.

  8. Zigur Qarri says:

    Shqupisat shqupisa ngelen si puna ime, qe bejne si gjithologe perfshire edhe rolin e doktorit psikiater kur ne te vertete jemi psikopate te pashprese.

  9. ZIGUR QARRIT ?? says:

    Je shumë i stresuar ZIGO!?!?
    Të tradhëton gruaja me shokun e ngusht?
    E ka një zgjidhje kjo:
    Fale, falja është nobles, ti e ke në gjak .

    1. Zigur Qarri says:

      Hahaha…emrin tim,ne shenje rrespekti ta ka vënë Satëme?E dekonspirove qe ke Gruan kurve!
      Vazhdo e promovo kurvllikun e familjes o çuni kurves!
      “Për Ildën dhe për “600 vajzat” e kryeministrit”
      http://www.gazetadita.al/per-nje-skanim-nga-koka-te-kembet-leter-ildes-diplomates-se-shkarkuar/
      Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.
      Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë…cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.

      1. Tetovari says:

        Eh tulumt zotri Qari, Rama e kamar rolin e emisionit te gjermani Diter Boll top Modell, apo duhet me i percjell mos kan ndonji Bordell Rama&Velijaj, ka per me upa, tfl.

  10. per demokracine says:

    I bashkohem komentit te ZIGUR QARRI-T
    Po shtoj se ne proteste mori pjese edhe Kryetari i demokrateve te lire i Tyringenit, parti ne opozite ne bundestagun gjerman.
    Me ndalimet qe ka bere Gjeneral-Major Edi Rama , ne Gjermani do kishte patur REVOLUCION

    1. Tetovari says:

      E vertet jo vetem Revolucion por edhe suspendime te mdhaja e në Shqipri po i kritikojn protestuesit si ne komunizem ashtu edhe ne Demokraci, qe 30vjet pas komuzmits humë putha dor i perkrahin kto qeveri anti kombtar, anti njerzor, turp i madh. Me respekt .

  11. Turi says:

    I nderuar Z.Mero.Krahasimi juaj me duket i pa vend.Ne radh te pare ata 5 apo 6 protestues(siç thoni ju)nuk mund te krahasohen e anaristet ne Gjermani e gjetk,pasi e para nuk jane te till dhe nuk vepruan si te till(anarkistet protestojne shum here me dhunshem.Pavaresisht motivit qe ishtyn keta individ te protestojne(personalisht kam shum pikpyetje)mendoj qe eshte e gabuar ti konsiderosh te çmendur.Me e çmendur se vet protesta mua me duken disa masa te karantines psh,fashat e orareve(a thua brenda fashave te vendosura virusi fle gjum)duke vazhduar me mos lejimin e qarkullimit te makinave private(ne munges te transportit publik)a thua njerezit infektohen me shum duke levizur me makina se sa ne kemb,e shum e shum te tjera.Dhe per ta mbyllur dy fjal per policin.Qe policia sot nuk krahasohet me ate dje kjo nu diskutohet.Por ka akoma per te bere.Vepron me dy standarte dhe me urdher(dhe jo me rregullore)Pse e them kete?.Çfar ndryshimi ka z.Mero protesta e ketyre qe ti i quan te çmendur me protesten e Salianit ne Lushnje?Asnje ndryshim.Po rreagimi i policis nga rasti ne rast?Shume.Pra lajmin besoj se e ka shkaktuar pukerisht kjo menyr e diferencuar e reagimit te policis.

    1. Tetovari says:

      Bravo shume koment i drejt por sa duket edhe zotri Baze lun vvallen e ram-ramoviqit, psh

  12. karantina qesharake e ores 17.30 says:

    Sforcohet e sforcohet i gjori Baze te gjeje qesharaken andej-kendej, per t’u shmangur asaj te vertetes qesharake se Karantine qe nis ne ora 17.30 si ne ‘Shqiperine qe duam’ nuk gjendet askund ne glob!
    Ajo proteste e vogel se paku e beri nje pune, e tundi nga vendi ate Karantine qesharake me ate orar me qeesharakun ne bote 17.30 deri 05.30!

  13. ..,.. says:

    Germo mero germo qenin e ngordhur do gjesh
    Bej nje artikull me titullin “krasimi I nje gazetari te ndershem dhe professionist( ADI KRASTA) me nje gazetar rembythje servil dhe bythelepirs (MERO BAZE )

  14. ..,.. says:

    Germo mero germo qenin e ngordhur do gjesh
    Bej nje artikull me titullin “krasimi I nje gazetari te ndershem dhe professionist( ADI KRASTA) me nje gazetar rembythje servil dhe bythelepirs (MERO BAZE ) te garantoj se do kesh shume klikime

    1. Tetovari says:

      Shum e vertet zotris Baze sja mban me boe analiza politike se shefat e largojn nga puna nji fjal popullore thot qeni ku han aty leh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje