Miliarderi John McAfee përfundoi në prangat e policisë norvegjeze, për një arsye disi komike mund të konsiderohet.
Teksa në rrugë tani është bërë normale të shohësh njerëz me maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, miliarderi ka zgjedhur një “maskë” ndryshe.
Në vend të maskave të certifikuara, ai doli në rrugë me të brendshme grash.
Me to kishte mbulur hundën dhe gojën, si një masë për t’u mbrojtur nga virusi. Lajmin e konfirmoi vetë John McAfee në “Twitter”.
Ai tha se oficerët norvegjezë nuk u impresionuan nga maska që ai kishte krijuar me të brendshmet e grave.
Autoritetet kishin ndaluar edhe bashkëshorten e tij.
“Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”, shkroi miliarderi 74-vjeçar.
Ti qeke per OBSH me lal
ajo nuk mund të jet “e brendshme grash” sepse asnje grua nuk i ka veshur brenda
ajo eshte nje cope e prodhuar qe nuk arrin te quhet
hahaha
Po mir mo shoku fshirja e buzeve me leter higjenike duhet kosideruar shkelje ligjore? Nese letra ka formen e shiritit apo te picetes apo re shamise c’redesi ka . Pra ketu problemi qendron tek forma e copes per maske.