Sot Bilushi i Metës vendosi të shpjegojë se kush e kishte shtyrë presidentin të shkelte Kushtetutën dhe kush ishin fajtorët për gjithë shkeljet e tij:
“Të dashur miq!
Sot po ju shpjegoj për herë të parë publikisht se kush është përgjegjës për shkeljet kushtetuese të presidentit, të cilin duan ta penalizojnë.
Për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit më 13 tetor, përgjegjës është Monika Kryemadhi dhe Lul Basha, që ja kanë kërkuar në mirëbesim dhe pastaj e prenë në besë, duke mos shkuar në zgjedhje as më 30 qershor, as më 13 tetor.
Për këtë ftoj SHBA t’i fusë në listë të zezë.
Për mos dekretimin e Gent Cakaj është përgjegjës Ditmir Bushati, i cili i mbushi mendjen se Cakaj është agjent i Serbisë dhe për këtë ka fakte, pasi është parë të hajë drekë me Batonin.
Për këtë ftoj SHBA ta fusë Ditmirin në listë të zezë.
Për shfaqjen e presidentit në Kavajë në vendngjarje të një plagosje gjatë fushatës përgjegjës është Lul Basha, pasi i tha që vrasësi është i PS, pa i treguar që kishte qenë i PD.
Presidenti la gjithë punët në Elbasan dhe u nis në Kavajë.
Ai thotë që e ka gënjyer Gaz Bardhi.
Ftoj SHBA të fusë Gaz Bardhin në listë të zezë.
Për ngjarjen në Elbasan, ku një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, përgjegjës është Gon Kuliçi, pasi i tha do të gjejë vrasës nga Elbasani dhe i gjeti nga Tropoja.
Ftoj SHBA ta fusë në listë të zezë Gon Kuliçin.
Për ngjarjen në Vlorë ku u kap në flagrancë tradhtari Luan Rama, fajtor është Bujar Leskaj, i cili donte të eleminonte LSI dhe të merrte deputetin, dhe i mbushi mendjen presidentit se Luani ka tradhtuar.
Ftoj SHBA të fusë në listë të zezë Bujar Leskajn.
Për rrahjen e policëve tek zyrat e FRD, përgjegjës është Edmond Panariti, që nuk i tregoi se ato nuk janë zyrat e FRD, por zyra të Agjencisë së Konsumatorit.
Ftoj SHBA të marrë masa ndaj Panaritit.
Për sms e dërguara nga telefoni i presidentit në adresë të deputetëve të Beratit, fajtor është pronari i lokalit në Lalëz që kishte përzier rakin e rrushit me koçimare.
Ftoj FBI ta arrestojë.
Për shkakrimin e presidentit në Parlament është përgjegjës Lul Basha dhe Monika Kryemadhi që lejuan Parlamentin të mbushet me kamikazë kundër presidentit.
Për këtë ftoj SHBA ti fus në listë të zezë.
Mallkuar qofshin këta plehra që e detyruan të shkelë Kushtetutën”.