Për herë të parë tre klube shqiptare nga Kategoria Superiore do të jenë pjesëmarrësë në kompeticionin më të ri të krijuar nga UEFA, “Conference League”.
Nga ekipet shqiptare që do jenë pjesëmarrëse në këtë kompeticion të ri, janë Vllaznia, Laçi, dhe Partizani, të cilat këtë javë mësuan dhe emrat e kundërshtarëve që do përballen në turin e parë eleminator.
Në letër të tre ekipet shqiptare kanë ekipe të kalueshme, por që nuk duhen nënvlerësuar aspak si nga Vllaznia, Laçi, dhe Partizani.
Ndërkohë që këto skuadra kanë nisur përgatitjet për këto duele për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion, një pengesë e madhe po bëhet institucioni i FSHF-së, që në këto raste kur bëhet fjalë për ndeshjet e Kupave të Europës, duhet të jetë një përkrahese mjaft e madhe e të gjitha ekipeve shqiptare.
Gazeta TemA ka mësuar se Partizani sfidën përballë ekipit moldave Sfintul George nuk do e zhvillojë në kryeqytet në “Air Albania”, pasi FSHF ka vendosur që të kuqtë ta luajnë këtë ndeshje mjaft të rëndësishme larg tifozërisë së tyre, duke caktuar stadiumin “Elbasan Arena”.
Justifikimi i FSHF-së është se gjëndja e fushës nuk është në kushte optimale, ndërkohë që e vërteta është se tapeti i “Air Albanias” në ndeshjet e fundit ka qenë në gjëndje optimale.
Edhe pse Partizani përfaqëson kryeqytetin në Kupat e Europës, FSHF-ja i ka dal kundër që të kuqtë të kenë pranë mbështetjen e tifozerisë që do të ishte shumë herë më e madhe në “Air Albania” se sa në “Elbasan Arena”, duke qenë se pas 1 korrikut në stadiumet shqiptare do të lejohen tifozët në stadiumi.
Gjithashtu dhe me gjigandët e futbollit zvicerian Bazelin, ekipi i Partizanit nuk do të ketë mundësinë që ta zhvillojë këtë sfidë në shtëpinë e saj në kryeqytet. (TemA)
Duhet nje ligj si per teatrin edhe per stadiumin . U be Duka i vezeve si Meta i cfurqeve.
Duhet nje ligj edhe per sportet ne pergjithesi e per futbollin ne vecanti
Armandk Duka anti shqiptar
“” DUKA I KRIMIT “” VAZHDON TA SHKATERROJE FUTBOLLIN SHQIPTAR.
E turpshme per fshf qe nuk mbeshtet ekipet shqiptare,, skandaloze
fshf te shkerdhevsha Armand Duken ne bythe