Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës, duhet t'i hapen gjyqet në Shqipëri

4 Korrik 2021, 18:07Editorial TEMA
Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës,

Nga Mero Baze

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar të marrë në shqyrtim apelin e Shkëlzen Berishës, mbi akuzat për korrupsion në librin e Guy Lawson “Arms and the Dudes”.

Libri i cili u bë dhe një film i famshëm i Hollivudit: “War Dogs”, tregon historinë kriminale të përfshirjes së djalit te Sali Berishës në historinë e trafikimit të armëve nga Gërdeci në Afganistan, në bashkëpunim me dy djem të rinj amerikanë, brenda së cilës ka histori vrasjesh, shantazhesh dhe përdorim të pushtetit të babait kryeministër.

Shkëlzen Berisha është përpjekur të mbrohet në Gjykatën e Lartë, se ai nuk është njeri publik dhe akuzat ndaj tij janë të qëllimshme. Gjykata nuk ja ka pranuar fare këtë arsyetim, e nuk e ka marrë çështjen në shqyrtim.

Por Gjykata e Shkallës së Parë, e ka argumentuar gjerësisht se të gjithë akuzat e bëra në shtyp ndaj Shkëlzen Berishës, nuk janë hedhur dot poshtë prej tij dhe ishin të besueshme.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, citon gjerësisht burimet e besueshme, që i është referuar shtypi duke nisur nga deklaratat e Gjeneral Luan Hoxhës, dyshimet e besueshme të vajzës së Trebickës që ky grup mund t’i ketë vrarë babain, dhe deri faktet që provojnë përfshirjen e tij në atë aferë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, i vë vulën përpjekjeve të Shkëlzen Berishës për t’u shfajësuar për akuzat ndaj tij dhe tashmë i hap rrugën gjykimit të tij në Shqipëri për këto akuza.

Vendimi i Gjykatës ka dalë në një moment, kur Shkëlzen Berisha, nëna, motra, edhe babai i tij, janë të listuar në Listën e Zezë të SHBA si një familje e korruptuar që kanë përfituar nga pushteti i tyre politik dhe më tej akoma, babai i tyre është nën akuzë si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit gjyqësor.

Kjo akuzë zyrtare e SHBA, shpjegon gjithë arsyet përse Shkëlzen Berisha humbet gjyqe në SHBA dhe nuk i hapen deri më sot gjyqe në Shqipëri.

Duke qenë se familja e tij ka kapur dhe shantazhuar sistemin gjyqësor, ai nuk u thirr kurrë të hetohej për të dy aferat e Gërdecit, edhe për atë që vrau 26 vet dhe hodhi në erë 300 shtëpi edhe për aferën për të cilën humbi gjyqin në SHBA dhe ka të bëj me aferën e trafikimit të fishekëve kinezë në Afganistan.

Edhe pse provat ishin sheshit, asnjë prokuror në Shqipëri nuk guxoi ta pyes për telefonat e tij me Delijorgjin gjysmë ore pas shpërthimit, dhjetëra biseda telefonike me të para dhe pas skandalit, hyrje daljet në zyrën e Fatmir Mediut, faksin e dërguar në emër të tij në një zyrë private në Ministri të Mbrojtjes që ai e kish bërë si pronë të tij, dhe plot lidhje të rrethit të tij personalë dhe familjar me këtë tragjedi.

Arsyeja është ajo që përshkruhet në vendimin e Departamentit të Shtetit, pra që Sali Berisha ka ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë për ti shpëtuar gjykimeve për afera korruptive për familjarë dhe aleatë të tij politikë.

Tani Shkëlzen Berisha ka humbur çdo shans të mbrohet në SHBA. Përkundër kësaj është i damkosur nga SHBA si një hajdut që ka përfituar nga korrupsioni i babait të tij kryeministër. Sistemi i drejtësisë tani po çlirohet nga kapja dhe shantazhet e Sali Berishës.

Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme të SHBA është një arsye e fortë, që ndaj Shkëlzen Berishës të nisin hetimet në Shqipëri. Faktet dhe provat për Gërdecin i kanë në dosje në prokurori, por po flenë aty. Arsyen e kanë tek vendimi i Gjykatës Supreme amerikane që refuzon dhe ta shqyrtojë një kërkesë të tij për pafajësi, pas akuzave nga shtypi amerikan.

Vendimi i gjykatësit të shkallës së parë, ka argumentuar gjerësisht përse ai nuk mund të mbrohet si i pafajshëm në atë histori. Tani thjesht duhet të rishfleftojnë dosjen e Gërdecit dhe ta thërrasin si të pandehur. Për fat Fatmir Mediun e kanë rithirrur. Dhe besoni që Mediu nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka i ka hapur rrugë Shkëlzen Berishës në atë histori. Të hetosh dhe gjykosh Mediun si ish-ministër i Babait kryeministër, që ndihmonte djalin e babait kryeministër dhe mos të gjykosh të birin që ishte shkaku i kësaj historie, është të tallesh me atë histori. Këtij hetimi i duhet shtuar dhe fatura e pagesave të tij për gjyqin në SHBA dhe mënyrën si i ka paguar ato. Janë miliona euro të paguar për tu “pastruar” në SHBA që e bëjnë dhe më të pistë këtë histori.

Tani SHBA e bëri punën e saj në të gjithë nivelet, në gjyqësor dhe në nivel politik. Shkëlzen Berishës i është refuzuar përpjekja për tu shfajësuar nga akuzat e shtypit amerikan, ndërkohë që Sekretari i Shtetit e ka listuar si një hajdut që ka përfituar nga korrupsioni shtetëror i babait të tij në Shqipëri. Eshtë koha të përballet me drejtësinë dhe shtetin shqiptar. Pastaj le të shkojë të ankohet në Francë bashkë me babain.

16 komente në “Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës, duhet t’i hapen gjyqet në Shqipëri”

  1. Ladi says:

    Mero Baze, je padiskutim numer njish dhe te pergezoj shume perzemersisht.
    Gjithsesi bej kujdes, pasi tani ata, (familja) jane nen nje presion te paprovuar ndonjehere dhe mund ta humbasin shume lehte arsyen: mund te kalojne ne veprime kriminale vete ose duke nxitur te tjere kriminele qe i kane me bollek rreth e qark burllogut te tyre..

    1. Lenci says:

      Pordhe me rigon per ata qe pelqejne eren e pordhave. Padine ne amerike e ka ngritur biri i Saliut per ceshtje civile dhe jo prokuroria amerikane per ceshtje penale. Paradoksalisht ai gjyq i humbur, me deklaratat e diverolit qe ka genjyer ka c’bere jo vetem akuzat ligjore por dhe mullarin e jashteqitjeve qe ymeret e Rames kane vjellur per personin me fjale si villnin per ramen dhe birin e tij para se ymeri te kalonte ylberin.

      1. QELBET QE TANI QE KA VEMENDJEN E MBESHTETJEN E SHBA.PO ME VONE? says:

        Po ti Mero i beson keto qe shkruan?Se po te shohesh vendimet e fundit te gjykates kushtetuse e kupton qarte qe vetem e pavarur nuk eshte dhe as qe ka inisiativen minimale te marre pergjegjesi….Edhe kur reket te mare pergjegjesi ajo eshte ne baze te atij qe i emeroi shumicen ,pra Metes per momentin.Se ve ne dyshim kur te behet me 9antare do permbusen raportet …po gjende do mbaje ane,pak rendesi ka cilen. Nese truri nuk mer inisiativen si do marrin inisiativen gjymtyret?

      2. Brezi i djegur says:

        Normal qe e ka ngritur muti i Saliut.. Ceshtja eshte e qarte – Muti i Saliut vs Shkrimtarit – kete nuk e mohon njeri, eshte padi civile e Mutit kunder Shkrimtarit qe medemek ka shpifur. Perfundimi : Muti i ka humbur te gjitha gjygjet ne te gjitha shkallet, ma pak fjale gjykata Amerikane ka konstatuar se Shkrimtari nuk ka shpifur dhe se libri eshte krejtesisht i vertete.. Kuptove??? Bravo, ik tani e ha nai cope byrek te SHQUPI se mos mbarohet.

        1. Migena says:

          Gjyqin e ka humbur se nuk ka provuar dot qe ka pasur keqdashje per ato qe ka shkruar shkrimtari. Ne asnje rast gjykata nuk thote se ato qe ka shkruar shkrimtari jane te verteta ose shpifje por vete burimet e shkrimtarit kane deklaruar qe kane shpifur. Ai ka humbur gjyqin per te marre leke por ka fituar deshmi me shume vlere. Te tjerat jane llogje.

          1. Brezi i djegur says:

            Keqdashje = me shpifje.. Gjygjet i ka humbur se Shkrimtari ka thene te verteten dhe Zeni pretendonte qe gjykata te denonte Shkrimtarin per shpifje dhe si rrjedhoje te kerkonte demshperblim.. Por gjykata u shpreh qarte, ja pra qe shpifje nuk ka pasur kurse gjykata e larte nuk e morì ne konsiderate fare si ceshtje dhe la ne fuqi vendimin e gjykatave te tjera.. Ka te drejte Mero qe tani eshte rradha e fakir-gjykatave shqiptare..

      3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Mero Baze, saktë e thua
        por, duhet nji Borselino
        se Shpellari me gjithë grua
        në Tiranë, u bënë Padrino.
        .
        S’jom Tirons, me origjinë
        Le e rrit, jom në Tironë
        kon tironsit nji paradigmë
        Ruju nga Zejtar i vonë!

      4. Orest Lamaj says:

        Lenci , je bole komplet , e keqia jote nuk eshte se po fle dhe smer vesh se cka ndodhur , por po fle me sy hapur ….dhe kjo eshte shume shqetesuese …….bucasin gjithandej radiot , tv , humbja e gjyqeve , akuzat , dhe ti justifikon Shkelzenin ???? Po thenia eSaliut qe u be virial , ” cka bere prap ai mistreci im ” te thote gje ???? Ik o idjot , ste vjen keq per 26 vete te humbur jeten , dhe 300 te plagosur ???? Ptuuuu plere

  2. Populli i thjeshtë says:

    Mund edhe të shpresojmë në iluzionin se dikur do të gjykohen në Shqipëri kjo farë e keqe, por ata dhjetëra mijëra që u është marrë jeta, biznesi apo puna nga këta përbindësha, zor se do gjejnë drejtësi…

    1. Besi says:

      Domethene sipas ketij interpretimi i bie qe ata du gjykatesit qe votuan me favor te tij do kene qene kunder drejtesise dhe vendit te vet.

  3. 19 says:

    Mero ruhuni nga kte te pa bese dhe te pa burra si familje .se jane shume te rrezikshëm. Jane hakmares ne pafundësi.

  4. Sul Koburja says:

    Berisha e Co Jane organizate mafioze,nje tumor ne trupin e brighter te demokracise shqiptare,shkulja e tumorit
    eshte e domosdoshme per shendetin e Shqiperise.

  5. Jozef Radi bab e bir spiun ne gen says:

    Mero, Shkrim i goditur. Problemi i pastrimit eshte vertet i veshtire. E kam provuar ne kurrizin tim. Ka kaq vjet qe po perpiqem ra pastroj veten, babain, farefisin, nga spiunlleku ne i terni duke nxjerre ne fejsbuk gomarlleqe qe mundohem ti shes si erudicion, por nuk kam arritur asnje rezultar, merre me ment tani ta pastroj veten Sh Berisha. Shkrimi shume i mire gjithsesi.

  6. Shinjestra says:

    Keta vertete jane perbindesha,si Saliu,Shkelzeni,Ergita,Liria dhe nuk din ç’fare te bejne.Atyre u kane hyre bubzhelat ne koke nga frika e amerikes dhe sillen si te terbuar.Shkelzeni e ka hak burgun, se ka vjedhur dhe ka vrar.Ai eshte i paturp,kur shkruante leter Amerikes se nuk ka vjedhur dhe nuk ka vrar njeri.I gjithe populli shqipetar e di mire se kushe eshte familja e Sali Berishes dhe me thene te verteten,eshte Saliu ai qe ka prishur familjen,e ka bere te korruptuar dhe kriminela.Te gjithe e kane vendin ne burg.

  7. shtetas shqiptar says:

    Shume sakte Mero Baze –
    Me kete standart qe thua zotrote ketu ne Shqiperi duhet ti hapet gjygji e me pas dera e burgut Edi Kristaq Rames per humbjen e Gjygjit me Bekettin qe i kushtoi plot 130 Milion Euro Buxhetit te shkallmuar te Shqiperise!
    Apo di gje, ajo flete-gjobe i eshte derguar per likuidim te zotit ne Kullen ne Surrel?

  8. Bo bo says:

    O Mero plehu
    mos keqiformo kaq hapur miletin torollak
    Nuk I eshte bere gjyq ne Amerike Shkelzenit se eshte apo jo fajtor per gerdecin.
    Ska pune fare me kete çeshtje amerika,
    Shkelzeni hodhi ne gjyq shkrimtarin per cenim te personalitetit dhe gjykata refuzoi ta marre ne shqyrtim.
    Nuk I plas Amerikes as per Gerdecin as per tullen tate, po mjaft e torollakse miletin se KANE EDHE TE DREJTE VOTE, e na more ne qafe

    Edhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje