Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin

20 Nëntor 2021, 18:35Lifestyle TEMA

11 Nëntori shënoi 200-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh rus Fjodor Dostojevskit. Ai lindi në Moskë më 11 nëntor 1821 dhe vdiq në Shën Petersburg më 9 shkurt 1881. Me këtë rast ju ftojmë të lexoni 8 kuriozitete për një nga veprat e tij më të mëdha “Krim dhe ndëshkim”, por jo vetëm.

Vepra më e njohur

Historia dramatike e Rodion Raskolnikov është e njohur për shumicën e njerëzve. Një i ri nga Shën Petersburgu, kryen një vrasje të tmerrshme, dhe më pas përjeton pasojat e veprimeve të tij në nivel emocional, psikologjik dhe shpirtëror.

Dostojevski e shkroi këtë roman kur banonte në qytetin e Shën Petersburgut në vitin 1866, dhe bashkë me romanin voluminoz“Lufta dhe Paqja”të Leon Tolstoi, është një nga veprat ruse më me ndikim të të gjitha kohërave.

Dostojevski ishte ushtar

Babai i Dostojevskit ishte një mjek autoritar, që sillej vrazhdë me të birin. Në vitin 1838 ai e detyroi që të ndiqte studimet e inxhinierisë ushtarake, edhe pse interesat e tij u fokusuan menjëherë tek shkencat humane. Më vitin 1843 Fjodori u diplomua në atë shkollë, por pas vetëm 1 viti, ai e braktisi shërbimin ushtarak për t’iu përkushtuar letërsisë.

“Njerëz të varfër”

Libri i tij i parë “Povera gente”, tregon historinë e dashurisë mes dy të rinjve të varfër, të cilët përmes një shkëmbimi letrash përshkruajnë gjendjen e tyre të mjerueshme dhe të palumtur. Romani i botuar në vitin 1846 pati menjëherë vlerësime të mëdha, veçanërisht nga kritikë të njohur si Belinski dhe Nekrasov, të cilët vlerësuan aftësinë e tij për të përshkruar vuajtjet e njeriut të vetmuar dhe të degraduar.

Burimi i frymëzimit për romanin “Krim dhe ndëshkim”

Burimi i frymëzimit për shkrimin e kësaj vepre ishte përvoja e kaluar në një kamp të punës së detyruar. Jeta e tij u shenjua veçanërisht nga një episod. Gjatë burgimit, Dostojevski u dënua me pushkatim dhe vetëm kur ishte gati të pushkatohej, ushtarët u njoftuan se dënimi i tij ishte zbutur. Ajo ishte një vuajtje aq e madhe shpirtërore, saqë nxiti reflektime të thella mbi dënimin me vdekje, të përfshira në “Krim dhe ndëshkim”.

Rrëfimet në vetën e parë

Në fillim ngjarjet në“Krim dhe ndëshkim” rrëfehen në vetën e parë, si të ishte një dëshmi vetjake e autorit. Vetëm më vonë u kalua në një narrativë të përgjithshme, që e lejon lexuesin të zhytet në gjendjen psikologjike të rënduar të protagonistit të romanit.

Pati shpesh probleme me paratë

I riu Raskolnikov nuk ishte i vetmi që kishte probleme financiare. Vetë Dostojevski e jetoi një pjesë të mirë të jetës së tij i zhytur në borxhe për shkak të lojërave të fatit.

Kuptimi i emrit

Emri Raskol’nikov ka një kuptim të saktë. Raskol është sinonim i termit“skizmë”, dhe është një referencë për ndarjen që ndodhi në Kishën Ortodokse Ruse në shekullin XVII-të. Emri mund të jetë edhe një referencë për ndarjen e shpirtit të protagonistit.

Dënimi i lehtë

Gjatë shekullit XIX, ishte e zakonshme që të dënuarit t’i nënshtroheshin ndëshkimeve trupore, madje shumë të dhunshme, për krimet më të rënda. Në kohën që Dostojevski shkroi romanin e tij, dënimi më i shpeshtë ishte internimi për disa vite në Siberi. Raskolkinov dënohet vetëm me 8 vjet, ndoshta për shkak se vuante nga një “krizë mendore anormale”.

Kritikat ndaj veprës

“Krimi dhe ndëshkimi” u botua fillimisht pjesë-pjesë në një revistë letrare, dhe pati menjëherë një tirazh të madh. Megjithatë kritikat nuk ishin që të gjitha pozitive. Disa njerëz, veçanërisht studentët me pikëpamje politike radikale, pretendonin se romani nxiste tek njerëzit prirje për të kryer vrasje. / Libreriamo – Bota.al

8 komente në “Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin”

  1. jon says:

    Cfare pret nga nje gazete te spjegoje dicka shpirteror. Cdo gje eshte statike dhe statistike, pa jete. Jeta eshte pikerisht ajo qe e ben cdo gje te ket vlere. Oswald Spegler ne liberin e famshem Renia e Perendimit ( The Decline of the West) e pershkruan vepren e Dostojeskit si me vlera edhe per 1000 vitet e ardhshme. Vetem te lexosh 10 faqet e noveles ” Enderra e Njeriut Interesat”( The Dream of a Ridiculous Man) te iken mendja. Por sigurisht analizen e thelle metafizike e gjen tek Vellezerit Karamazov ne 5 faqet e fundit te Pjeses 2. Me pak fjale Dostojevski s’eshte vetem gjeni. Eshte shume me shume. Eshte profet. Fatkeqesisht kombesia sot eshte nje pengese per te par realitetin. Nga ana tjeter kur shikoj Kadaren tone qe disa e quajn te famshem apo na nderon kombin me emerin e tij eshte komplet fallco, eshte lajm I rrem. Kejo eshte e vertete, jo pse e krahasoj me Dostojevskin por duke ditur se Kadareja e di Rusishten dhe patjere e ka lexuar Dostojevskin, thjshte te publikoje ato romanet e tij eshte ofendim I inteligjeces. Nqs se dikush njeh ndonje karakter motivues te Kadarese le te me thote nje.

    1. No Hate says:

      Po te Kishes ndaluar ne ato qe the per shkrimtarit ne fjale, o te thosha:”Bravo!” per komentin.
      Por ne moment in qe Dillon paralelizmat me I.K. te humbasin cleat. Perse? Sepse pikerisht ne perendim eshte thene per here te pare qe “Libri del nga libri.”

      1. jon says:

        Mbase eshte pak pa vend te shkruaj per Kadarene ketu. Por eshte fakt se per cdo artikull nene emerin e tij komente ose ndalohen ose fshihen. Perjashtim beri nje artikull para disa ditesh. Ke pyetur veten pse i bllokojne komentet?Mu kujtua nje shprehje e Volterit ” Te dish kush ta shtyp, koken kupto ke s’lejohet te kritikosh”To know who rules over you, simply find out who you are not allowed to criticise.”

  2. Franci says:

    Komentin e keni per cmim Oskar , duket fare qarte qe JU keni nje nivel , vec ne fund nuk i pershtateni nivelit te pergjithshem te komentit ,dhe Tuajin ne pergjithesi besoj …..
    Kush jeni JU mor zotri qe kerkoni nje karakter pozitiv motuvues te Shkrimtarit te madh shqiptar ???????????? Kete nuk Ju pyes personalisht , dhe nuk Jua kerkoj po personalisht ….eshte nje rjedhje fjalie …
    Ai ka kaluar me vepren e tij caqet e komisionit potent Alfred Nobel ,besoj se Jeni dakort me njeanshmerine e komisionit ta therasin veprn e shkrimtarit te madh shqiptar per vleresim ???? Por dhe nga komisioni me i rendesishem ne kete jete …….lexuesi …
    JU perse e terhiqni posht ???
    Asnje nuk krahasohet me asnje sot ….cdo kush ka rrugen e tij , vepren etij , jeten e tij …..
    Per ne shqiptaret Kadare perben pishtarin , ….per te tjere megalomane dhe ksenomane …nese nuk i ” ngop ” le te pasurojne leximin e tyre me shkrimtare te tjere ….leximi sot eshte krejt i lire , madheshtia e njeriut qe lexon eshte se ata , dmth shkrimtaret nuk duhet ti ngaterojne kurre me njeri tnetrin per ti vleresuar , cdo kush ka udhetimin e tij ne jete …..tung zoteri

    1. jon says:

      Eshte tipike e njerezve komplet te pjekur dmth komenti qe do shkruajne do behet me ….(pika pika) etj te kesaj natyre. Ne te thjeshtet si kuptojme dot. Ohh sa cmime ka marre Kadareja ? As qe numerohen.Sa cmime ka mare Dostojevski ? Zero. Sa cmime ka marre Servate?. Zero sigurisht nga shtypi. Por keta i do gjithe bota. 25 mije njerez vajten ne varrimin e Dostojevskit. Sa do vene per sy e faqe te Kadareja ? O harrova me te madhen. Eshte 15 here kandidat per Nobel. Sa te njeanshem dhe te pavarura jane keto institucione. Oh terrorristi Mandela eshte fitues. Mos te harojme dhe kriminelin nderkombetar Obamen duke leshuar bomba dhe vrare njerez te pafajshem ne Bote. Po per kryeveperen e Kadarese, Gjeneralin? Eshte turpi i botes. Te le nderin te me thuash dicka konkrete qe sigurisht ti sdi asgje. Aqe i famshem eshte Kadareja, sa aktore eshte apo shkruan kenge Rita Ora. Kete na thote Gogle por sna thote sa c’fare shkolle ka mbaruar. Rreth nje viti me pare kejo gazete postoj nje interviste te Rames. Rama tha se ishte i ftuar per te takuar Sorron ne nje koference ne Hungari, nga Kadareja. Kadare ishte atje gjithashtu. Uppps cdonte Kadareja aty. Duket se Kadareja paguhet per dicka tjeter, librat jane vetem maska si edhe shumica e pseodo intelektualeve ne gjithe boten.

      1. Realisti says:

        Jam pa fjale nga ky koment! Militantet e Enverit jetojne akoma ne mendje e zemer. Te shpikesh pothuajse agjentura ne letersi ne vitin 2021 duhet te kesh qene dikur nje sekretar partie qe lexoje vecse veprat e Enverit. Sa veshtire per kete komb te ece përpara…

      2. Franci says:

        Zoteri ,kuptohet fare qarte qe e paske personalisht me Kadaren , nuk po e mar mundimin dhe nuk behem kuriozse nga e ka burimin kjo urejtje , se behet fjale per urejtje , ke kaluar kufijte e kritikes , nejse ska asnje problem … sot cdo kush mund te shprehe dhe te shkruaj cdo gje dhe gjithcka mbi kedo, mund te beje paralelizma dhe kritika mbi kedo ….cdo kush mund te pelqeje dhe urreje nje aktor , nje shkrimtar , nje politikan ..sipas deshires se tije , keto jane vetite dhe frytet e demokracise ..rendesi ka qe mos tja imponoje askujti , permende ketu disa te dekoruar me cmim , besoj se ata qe i dekoruan pane me larg se mua dhe se Ju , nese nuk e kuptoni kete atehere ska smje emreues te perbashket se perse duhet ta vazhdojme “korespodencen ” mbi botimin ne fjale …e kujt i hyn ne pun sa shkuan ne varimin e Dostojefskit sot , dhe se nuk e kuptoj se cdo me thene kjo ?? Varimi i dikujti eshte meter mates se sa i dashur eshte ???? Me te njejten llogjike mund tju them dhe une qe ne varimin e Frankos shkuan reth 1 milion spanjolle …pastaj ???
        Mua personalisht me pelqen dhe me perfaqeson Kadare , JU jo , ska asnje problem , sinqerisht ua them …..dhe e fundit ..mos bini ne gracken e dikujti qe shikon me syrin e shtrembert kur per nje ftese te Soros duhet te grupohet ne skuadren e nje njeriu te perlyer e te koruptuar , e ftuan dhe shkoi , kaq e thjeshte eshte …nuk ka nevoje Kadareja te financohet nga askushi , jo per gje po na u be Soros sikur eshte e keqia e mundur me e madhja ne Bote …ka te tjere qe bejne nje pune me te piste se Soros …kjo te kujton fjalen e urte popullore qe me mire te te dale syri se sa nami …po me Rita Oren cpate ?? Ajo ka besimin ne vetvete se kjo eshte menyra prej se ciles mund ti sjelli te ardhura ..dikush vret , dikush grabit , dikush tradheton , ka shume menyra se si mund te nxjerezh sot te arxhura …ajo zgjodhi menyren e saj , po te shqetesondhe nuk te percaqeson , mos e degjo , sot ka menyra te tjera te tregosh inferioritetin ndaj dikujti qe te ngacmon gustot dhe deshirat tuaja dhe jo ta krahasosh ate me dike tjeter , kuptoje me ne fund ..tung

  3. Kultura ,Arti,Literatura ,
    kane hapsirat e veta ku levrohen , ne Institucione te Kultures (mbi te gjitha )
    sepse ne medie te tilla , jovetem nuk perben sens e tregohet mungese rrespekti ,
    por edhe nuk ka seroitetin qe duhet te kene tema te tilla .

    Then kete ,
    kam parasyshe ne kte 200 – vjetor te vdekjes se tij, u Kujtua nga shume Vende Europiane
    dhe mendoj se duhej te Kujtohej edhe nga Ministria e Institucioni i Kultures Shqiptare Letersise
    edhe shkurt apo thjeshte ne rrespekt te Gjenialitetit te ktij Shkrimtari sidoqe mungon Kritika
    e njohja e duhur e vepres se tij etj etj .
    Duhet thene qarte ,se nuk eshte e thjeshte te kuptosh Dostojevskin !

    Te besh Kritikun / komentosh F.D duhet me pare te kesh njohuri mbi Letersine Boterore ,
    dhe kryesorja ,
    te kesh kapacitetin e duhur ,te Kuptosh Shkrimitarin e shquar Ruse ,
    qe ne ate vend aty ,jam i bindur se mundet te kuptohet mjerishte ,
    nga nji perqindje minimaliste .
    Ai mundet te kuprohet nga Shkrimtare intelektuale te mirefillte si psh Nasho Jorgaqi ,
    e ndonji tjeter ,por vet Kadareja i cili eshte nji Maske e vjeter e se kalures ,nuk besoj se kupton
    ndonji fjali te Dostojevskit e lere pasandej vet Shkrimtarin e Madhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje