Muli shpjegon çfarë fsheh Edi Rama nga vizita në SHBA

16 Shkurt 2022, 20:08Antena TEMA

Pas vizitës së gjatë të Edi Ramës në SHBA dhe takimit me sekretarin Blinken, Muli vendosi t’i informojë mbështetësit e Foltores për zhvillimet në SHBA dhe çfarë fsheh Edi Rama nga kjo vizitë:

“Të dashur foltoristë!

Ajo që ka ndodhur me vizitën e Edi Ramës në SHBA është e pazakontë.

Ai është thirrur në Departament të Shtetit nga sekretari Blinken dhe e ka bërë për një lek, për atë që ka ndodhur me Doktorin.

Blinken i mërzitur i ka thënë se ti dhe Sorosi na keni gënjyer për Doktorin.

Na e keni paraqitur sikur ai është hajdut dhe minues i demokracisë, por ai është burrë i ndershëm.

Na e keni paraqitur sikur ai shantazhon drejtësinë, por ai nuk ka asnjë çështje me drejtësinë.

Për të gjitha këto, Blinken i ka kërkuar Ramës që t’i dorëzojë Doktorit një letër personale, ku i kërkon ndjesë dhe e inkurajon atë të fitojë në të gjashta bashkitë më 6 mars.

Pas kësaj do ta thërrasin në Departamentin e Shtetit dhe do t’i kërkojnë ndjesë.

Po çfarë ndodh të dashur demokratë?

Edi Rama ka fshehur letrën dhe nuk ja jep medies.

E mban të fshehur, pasi e di që ajo letër është fundi i tij.

Por nuk ka për ta mbajtur gjatë.

Nëse ai nuk e dorëzon, Blinken mund t’ia çojë Doktorit me email, me porosinë që ta lexojë në çdo fshat e qytet ku shkon.

E vërteta vonon, por nuk harron.

Ja ky është dështimi me turp i di Ramës në SHBA”.

2 komente në “Muli shpjegon çfarë fsheh Edi Rama nga vizita në SHBA”

  1. Bimi says:

    Mero ti ben humor po keta trutallashet qe ndjekin Salen e besojne vertet . Prit kur te dali neser Belo Kerriçi dhe ta thote si lajm te vertete.

  2. 1 says:

    Mero te lutem po ka mundesi bej personazh te antenes ish gazetarin sportiv te kthyer ne gazetar te politikes Ai kujton se jemi ne vitet 90 ku nuk la hale te enverit pa na treguar.Sot vazhdon mashtrimet me takimet e politikaneve shqiptare me personalitetet amerikane dhe na tregon se cu bisedua sikur ai ri poshte tavolines.Une e kuptoj se ai paguhet per te folur keshtu po jo ta bej balte fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje