Muli pret në një takim me Ervis Kokaplarin, si të dërguarën e SHBA për Doktorin 

23 Mars 2022, 20:16Antena TEMA

Sot Muli pati një takim të përzemërt, me të dërguarën e SHBA për Doktorin, Ervis Kokpalarin.

Takimi kaloi në një atmosferë të veçantë miqësore.

Në fillim të takimit Muli i shpjegoi Kokaplarit, fitoren e thellë të Doktorit mbi Lulin më 6 mars, duke provuar se populli shqiptar është i vendosur kundër atyre që kanë uzurpuar sot SHBA-në, duke vjedhur vota dhe duke shmangur presidentin Trump.

Në fjalën e saj, Ervis Kokpalari si e dërguar e SHBA për Doktorin, theksoi se masakra zgjedhore e vitit 2020 në SHBA i hapi rrugë masakrës zgjedhore më 25 prill në Shqipëri, duke rekrutuar ish- kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ajo i solli Mulit përshëndetje nga republikanët e vërtetë, të cilët shikojnë tek Muli mishërimin e ideve të tyre për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Më pas zonja Kokpalari theksoi se tani nuk është koha për pajtim, por koha për spastrim.

Ajo tha se PD duhet të spastrojë gjithë mbeturinat e Sorosit nga radhët e veta dhe duhet të fillojë dhe beteja kundër shtypit të lidhur me Sorosin.

Ajo theksoi se rezultatet e 6 marsit treguan se populli demokrat është kundër Gjorgj Sorosit, siç e quan Muli.

Fakti që Edi Rama ka fituar 60 për qind të votave duke qenë mik i ngushtë i Gjorgj Sorosit, tregon se PD ka akoma punë për të bërë, pasi ashtu siç mundi 13 për qindëshin e Lulit të lidhur me Sorosin, do mundë dhe 60 për qind të elektoratit të majtë, të lidhur me Sorosin.

Në fund të takimit, zonja Kokaplari theksoi rëndësinë e madhe që ka mbështetja që vjen nga Shqipëria për zgjedhjet në SHBA, ku pritet të rrezohet regjimi i Sorosit në zgjedhjet e vitit 2024.

Për këtë ajo ka marrë mandatin nga presidenti Trump, që nëse Shqipëria ndihmon SHBA të fitojë zgjedhjet Trumpi, dhe ai do ndihmojë pastaj Doktorin, të mos quhet hajdut familjarisht dhe minues i demokracisë, siç e quan Gjorgj Sorosi.

Muli e vlerësoi shumë këtë premtim dhe ju mbushën sytë me lot.

-Ta shikoj dhe një herë teta Lilin të buzëqeshur, tha, pa le të vdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. P
    PPSH

    Hahaha goca e Petritit qeka bo konservatore.Cudi e madhe eshte ky vend, te gjithe komunistat dhe sigurimsat jane bo konservatore tani.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Konservatorja

      Po po te merrte ne qafe Petrit Kokalari kur punonte ne organizaten e partia.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje