Muli bën gati planin për debatin e 2 marsit 

1 Mars 2023, 18:04Antena TEMA

Sot në mëngjes Muli i dha dorën e fundit skenarit për debatin e së enjtes në parlament.

Skenari mbështetet në dy pika. 

E para, në sulmin ndaj Edi Ramës.

E dyta, në sulmin ndaj AliBashës.

Në pikën e parë, skenari parasheh bllokimin e foltores kur të flasë Edi Rama, gjuajtja me miell dhe vezë, si dhe bojë të zezë.

Miellin e bardhë do ta fusë Ed Paloka, pasi ai di të fshehë miellin e bardhë.

Bojën do ta fshehë Albana në shishe parfumi, pasi do ta paraqesë si pjesë të tualetit të saj me bojëra.

Vezët do t’i marrë përsipër t’i fusë Luciano Boçi, pasi ai është trupëmadh dhe nuk i bien në sy gungat në trup.

Sulmi do bëhet kur të japë sinjal Muli, i cili do çohet nga vendi dhe do vrapojë drejt Foltores për të tërhequr vëmendjen e rojeve.

Ndërkohë që rojet do përpiqen të kapin Mulin, sulmuesit do qëllojnë mbi Edi Ramën.

Pjesa e dytë e sulmit do jetë ndaj AliBashës.

Kur Alibeaj të fillojë të flasë, Muli do nxjerr bilbilin dhe do fillojnë të fryjnë.

Këtë do ta bëjnë disa vetë, ndërsa Bylykbashi do thërrasi “Peng”, “Peng”.

Kjo do jetë faza e parë e sulmit.

Pastaj për secilin socialist që do flasë, do ketë vërshëllima me bilbil.

Kjo, dhe për t’u nxjerrë gjumin, meqë seanca do vazhdojë deri në mesnatë.

1 Komente

  1. 1
    1

    Ti e trajton me humor po skenari ky do jete vec te shkaktohet remuje se nuk ka cdiskutohet per nje gje te paqene per 24 ore.Kjo eshte cmenduria e radhes e parlamentit

    Lini një Përgjigje