Muli dyshon tek zelli i deputetëve që i bien bilbilave 

21 Shkurt 2023, 20:18Antena TEMA

Pas përjashtimeve masive nga Kuvendi për shkak të rënies së bilbilave, Muli filloi të dyshojë seriozisht për zellin e Mond Spahos për t’i rënë bilbilit.

Duke diskutuar bashkë me Lelon për seancën e 2 marsit, ku këta deputetë do të mungojnë, Mulit ju ngritën dyshimet e para.

-Më duket se i kemi hileqarë këta deputetët, i tha Lelos.

-Pse, i tha Lelo?

-Nuk e kuptoja dot çfarë e kishte gjithë atë zell ai Mond Spaho, tha.

Ai zakonisht është i qetë dhe nuk do të bëjë kështu aksione.

-Po ai i shkreti mu duk i motivuar, tha Lelo.

-Këtu po dyshoj, tha Muli.

Këta më duket se e bëjnë kastile që të mos jenë më 2 mars në Kuvend.

Sa e morën vesh që ishte më 2 mars seance, filluan me bilbila që të shpëtonin nga 2 marsi.

Jemi para një skeme hileqarësh.

-Po çfarë t’u bëjmë, tha Lelo?

-Mendoj se duhet t’i ndëshkojmë më 3 mars, tha Muli.

Këta të përjashtuarit t’i nxjerrim në rresht të parë dhe të përleshen me policinë.

Të japin prova direkt përballë regjimit.

Se më duket duan ta kalojnë me një të rënë bilbili.

-Ke të drejtë, tha Lelo.

Tani që po e mendoj dhe unë kam dyshimet e mija.

E kanë gjetur kollaj tani.

I fusin një bilbil në Kuvend e ikin dy javë në shtëpi.

Duhet të ndryshojmë taktikë që dhe punë të bëjnë, dhe të mos përjashtohen.

-Duhet menduar seriozisht, tha Muli. Kjo punë bie erë.

Na lanë vetëm në Kuvend më 2 mars.

Lini një Përgjigje