Muli i gëzuar që ka fotografuar Lulin në Pub 

26 Shkurt 2023, 20:04Antena TEMA

 Një fotografi që tregon Lulin duke pirë birra në Pub, e ka bërë shumë entuziast Mulin. Thirri Lelon me urgjencë për ta shpërndarë foton dhe për të krijuar lajme rreth saj. 
-Po çfarë lajme të bëjmë, tha Lelo. Ky njëherë doli duke bërë pazar si burrë shtëpie dhe për pak fitoi zgjedhjet. Të na dalë dhe qejfli tani, na mund që më 14 maj. 
-Jo tha Muli. Duhet të nxjerrim faktin që ky ka punuar pas shpinës së Doktorit. Doktori kur e ka zgjedhur i ka thënë dy gjëra duhet të kesh nga unë si porosi: E para të mos bredhësh në klube e dyta të mos shkosh me femra. 
Dhe sa ishte me Doktorin nuk ka bërë asnjërën. 
Tani fakti që është ndarë me Doktorin dhe shkon nëpër klube tregon se mund t'i bëjë të gjitha. Por mbi të gjitha tregon se ja ka pasur me hile Doktorit. D.m.th. atëherë nuk i bënte nga frika e tij. 
-Nuk më duket ide e mirë tha Lelo. Kam frikë se do ti shtojmë më shumë vota. Puna është si t'ia heqim. Se ky e bën kastile këtë punë. Del nëpër kafe, ha darka restorante, shkon në Pub, për të plasur zemrën demokratëve të Foltores që janë me Doktorin. U thotë atyre: “Shkoni pas atij ju. Ja si bëj qejf unë”. Duhet të gjejmë diçka që t'ia ulim popullaritetin jo t'ia ngrejmë. 
-Po ja të themi që tek kjo foto është i dehur nga marazi që është prishur me Doktorin tha Muli. 
Kështu duket sikur na lutet të vij tek ne, por nuk e pranojmë. 
-Dakord tha Lelo. Por mos fillojnë pinë gjithë demokratët e Foltores pastaj nga marazi dhe na iku 3 marsi. 
 

Lini një Përgjigje