Muli dyshon se Meta mund të shesë Zenin  

23 Shkurt 2023, 19:02Antena TEMA

Pas marrjes në pyetje nga SPAK të Metës për rreth 3 orë rreth çështjes së marrjes së ryfsheteve për mbledhjen e borxheve të CEZ, Muli filloi të shqetësohet seriozisht se mos ai dorëzohet dhe shet Zenin në atë çështje.

Lelo, i cili nuk është fort i qartë se si i kanë ndarë lekët në atë kohë këta të dy, tha se i vetmi motiv që mund ta shesë Zenin është politik, dhe jo jurdik.

-Pse mendon kështu, i tha Muli?

-Po siç duket nga dosja, çekët i kanë kërkuar një nder Zenit dhe ai i ka takuar me babain dhe ja kanë ulur çmimin energjisë që blinte CEZ nga KESH.

Pastaj del që për të njëjtin nder u ka marr lekë dhe Meta.

Tani varet si i kanë ndarë lekët në atë kohë, por të dy janë brenda.

Kështu që nuk ja vlen ta shesë për këtë gjë. 

E vetmja gjë që ka kuptim përse mund ta shesë, është për punë politike.

Meta e shikon që Doktori nuk e ka të gjatë dhe duhet të shmangë pasardhësin e Doktorit.

Nëse ikën Doktori, Foltoren e merr Zeni.

Kjo mund të motivojë Metën ta heqë qafe Zenin dhe ta djeg në SPAK.

Se për lekë nuk mërzitet ai, ka plot.

-Kjo është interesante, tha Muli, nuk më kishte shkuar mendja.

Ngaqë unë e mendoj veten pasardhës të Doktorit dhe nuk më kishte shkuar mendja. 

-Ti je i dyti, tha Lelo. Prapë i dyti mund të mbetesh.

Po vendin e Doktorit nuk zihet, po trashëgohet.

Ndaj them që Meta mund t’ai fusë Zenit.

Nuk e tha kot atëherë që nuk digjem dy herë për Zenin. D.m.th ja ka letrat.

-Kjo gjë më shqetëson shumë, tha Muli.

E kam vënë re dhe në ligjërimin politik.

Monika thotë, “Edi Rama ka frikë nga populli i s Marsit”, Doktori thotë “ka frikë nga populli i 3 marsit”.

Dhe aty duan të bëjnë diferencën. 

-Unë të them të drejtën kam frikë nga populli i 4 marsit, tha Lelo, kur të zhgënejhen.

Se më 2 dhe 3 mars jemi mire, i mbajmë me shpresa.

Lini një Përgjigje