Muli entuziast nga spoti për protestën e 3 Marsit 

27 Shkurt 2023, 18:38Antena TEMA

Lelo i paraqiti sot Mulit spotin për 3 marsin.

Në stilin e spotit për 6 dhjetorin, ku paraqiteshin disa gra të lidhura me zinxhirë që vajtonin, dhe këtë radhë ishte i njëjti motiv.

Vetëm, se në qendër të spotit është vetëm një grua.

-Kemi dashur ta japim imazhin e Nënës Shqipëri që kërkon bijtë e vet të kthehen, tha Lelo.

Kemi marrë motiv nga dy poema të fuqishme “Nënë Shqipëri”  dhe “Shqiponjat fluturojnë lart”, për të arritur në një përfundim që shqiponjat vërtet flutorjnë lartë, por kthehen në fole.

-Po pse këta dy shkrimtarë tha Muli, se këta nuk e kanë dashur Doktorin, nuk kemi shkrimtarë demokratë ne?

-Kemi, tha Lelo, por vetëm njëri di të bëjë poema, Gim Doçi, por dhe ai e ka bërë për Luizin poemën.

-Mirë, dakord, tha Muli se këta që vijnë në protestë s'para kanë lexuar libra e nuk i mbajnë mend kush i ka shkruar.

Por ky motivi që shqiponjat fluturojnë lartë, por kthehen prapë në fole duhet të ketë një sqarim, tha Muli.

Nuk shkon kështu.

-Çfarë sqarimi t’i bëjmë, pyeti Lelo?

-Duhet sqaruar që shqiponjat kthehen në fole kur të shkojë shqiponja e madhe në pushtet, pra kur Doktori të jetë kryeministër.

Kjo duhet të dalë qartë, se këtë kuptojnë ata.

-Po jemi përpjekur, tha Lelo, se në fund do t’i zgjidhim prangat kësaj gruas dhe shqiponjat do turren të gjitha tek Kryeministria, duke futur shqiponjën e madhe brenda.

-A, shumë mirë, tha Muli. Kjo ka rëndësi shumë.

Ata duhet ta kuptojnë se Sorosi i ka prerë krahët shqiponjës së madhe dhe nuk fluturon dot më asgjëkund, ndaj duhet të kthehen ta shikojnë këtu sa të jetë gjallë.

Lini një Përgjigje