Duke biseduar sot me Lelon për suksesin e 3 marsit, Muli kishte një argument të fortë në favor.
-Doktori e ka shans 3 marsin, i tha Lelos.
Se ti je i ri dhe nuk e njeh historinë.
-Pse e ka shans, i tha Lelo?
-Më 3 mars 1997, Doktori arriti të rizgjidhej president, edhe pse kishte gjithë botën kundër.
Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mblodhi parlamentin dhe u ribë president.
Ata amerikanët këmbëngulën ta shtynte, por ai nuk lejoi kurrë të shkelej Kushtetuta.
Ajo ka qenë dita e madhe e triumfit të tij.
Tani pas 26 vitesh jemi në të njëjtën situatë.
Prapë amerikanët po kundërshtojnë Doktorin të vijë në pushtet dhe duan ta sabotojnë më 3 mars.
Por ai 3 marsin e ka ditë shansi. Do fitojmë.
-E kisha harruar këtë, tha Lelo.
Unë atëherë kam qenë bashkëpunëtor tek “Koha Jonë” dhe mbaj mend kur erdhën ata rojet e Doktorit natën, që na dogjën gazetën.
Atëherë nuk e njihja sa burrë i mirë ishte dhe u mërzita.
Tani që e mendoj pas 26 vitesh mendoj se ka vepruar drejt.
-Ky është 3 marsi i dytë i tij, tha Muli.
Ka përballë të njëjtit kundërshtarë, SHBA dhe socialistët.
Të dy ka për t’i mundur.
-Puna ishte se më 3 mars e mori e më 9 mars e dorëzoi, tha Lelo.
Mirë është mos ta kujtojmë atë gjë se një javë e mbajti pushtetin pas saj.
Dhe kështu i bie të fitojmë më 3 mars e të humbasim më 7 mars, të mos na regjistrojnë në zgjedhje.
-Këtë radhë jemi dhe më të fortë, tha Muli.
Atëherë kishim gjithë botën kundër, plus popullin në rrugë kundër nesh.
Tani përveç Amerikës dhe Anglisë, gjithë botën e kemi me vete dhe popullin në rrugë pro nesh.
Dëgjo mua, e ka ditë shansi.
3 Marsi dite shanci???Po, po thuaj Mulit. 3 Marsi do jete dita qe Muli bashke me Berishen do hane mu*in e rradhes.