Muli bën plane për të shpëtuar  demaskimin e grevës së pedagogëve 

19 Tetor 2022, 21:13Antena TEMA

Sot Muli vendosi të zhvillojë një konsultë me Lelon se si mund ta neutralizojnë këtë temën e demaskimit të këtyre që kanë futur të udhëheqin grevën e pedagogëve.

-Nuk e njihja këtë dimension të partisë, tha Lelo.

Por ne akoma për beteja këta të Gazidedes paskemi?

-Ata janë më të qartë, tha Muli. S’kemi çfarë bëjmë.

Të tjerët janë pedagogë, lexojnë libra, të çajnë kokën, bëjnë si intelektualë.

Ata nuk merren me libra, me budallaqe. Ata janë njerëz politik.

Ti tani duhet ta gjesh një fabulë që ta tërheqim vëmendjen nga emrat e tyre, se bien në sy për keq.

-Dëgjo, kam një ide, tha Lelo. Ne duhet ta pranojmë që ata janë tanët, meqë janë të gjithë tanët.

Dhe duhet të shtrojmë pyetjen po të Lulit ku janë?

Kjo do ta kapë gafil Lulin.

E vërteta është se ai nuk ka pedagogë që e mbështesin në këtë protestë.

Janë të gjithë tanët. Por ne do themi Luli nuk ka se është me Edi Ramën.

-Ja kjo është ide gjeniale, tha Muli. Për këto gjëra na duhesh.

-Dhe duhet ti shpallim luftë Lulit, tha Lelo.

Duke i shpall luftë Lulit dhe duke e akuzuar pse nuk e mbështet grevën dhe pse nuk del dhe ai në krye, atëherë do vëmë në gjumë qeverinë, se do thonë filluan të zihen me njëri- tjetrin.

Dhe kështu greva vazhdon dhe shmangim sulmet.

-Fabulë e bukur shumë, tha Muli. Me këtë i shkatërrojmë.

Kështu fusim në lojë dhe forumin rinor të PD të organizoëj studentët dhe i themi Lulit:

-Hë, ku e ke Forumin rinor ti?

Pastaj vazhdojmë kështu me radhë me gratë pedagoge etj.

-Edhe diçka tjetër, tha Lelo.

Duhet të shmangim pak këtë faktin që të gjithë këta të SHIK-ut Gazidedes që drejtojnë grevën, të jenë nga Veriu.

Duhet gjetur dhe ndonjë nga Shqipëria e mesme ose nga Jugu, që të mos dukemi sikur jemi të fortë vetëm me pedagogët e Veriut.

-Patjetër, tha Muli. Ja të pyes a kishte SHIKU pedagogë nga Jugu dhe ti angazhojmë.

S’ka problem. Nuk bënte dallim brenda SHIK-ut ai.

Lini një Përgjigje