Muli po mendon të hapë Tik Tokun e vet 

14 Tetor 2022, 19:29Antena TEMA

Pas vendimit të Doktorit për të hapur Tik Tok dhe pas tij dhe Ilir Metës, Muli vendosi të thërrasë Lelon që ta ndihmojë të hapë dhe ai një Tik Tok. 
Lelo duke qenë ekspert i medias, filloi t'i japë disa këshilla. 
-A e di fillimisht se çfarë është Tik Toku? 
-Me thënë të drejtën unë medoja se i thoshin sahatit të murit Tik Tok- tha Muli. Tani e mora vesh që qenka rrjet social. 
-Dakord,- i tha Lelo. Tani ndryshe nga rrjetet e tjera, Tik Toku operon me video dhe ato duhet të forcojnë identitetin tënd me gjënë më popullore që ke. Fjala vjen po qe se njihesh si karagjoz duhet të bësh video karagjoze, po njihesh si autoritar duhet të bësh video serioze, po njihesh si budalla duhen budallallëqe. Rëndësi ka të shikohen.  
-Po unë cfarë të zgjedh tha Muli? 
-Këtu mendohu mirë, tha Lelo, se nuk ka rëndësi se çfarë zgjedh ti, po si të njohin njerëzit. Fjala vjen ti i do videot për demokratët . Ata të njohin si ushtar të Doktorit. Gjëja më popullore që mund të bëje ti, ishte të dukeshe si ushtari Shvjeg. 
-Çfarë ka qenë ky Zhvejgu, partizan apo ballist? 
-Jo ky ka qenë çek, dhe është personazh librash, po bën si ushtar budalla po në fakt thotë gjëra të zgjuara. 
-Qenka vështirë tha Muli, se unë përpiqem të them gjëra të zgjuara por dukem si budalla. 
-Po ja kjo është një video e mirë sikur ta kishim filmuar, tha Lelo. Nga këto gjëra duan demokratët. 
-Qenka ca e vështirë tha Muli. Do ta shtyj sa mundem. 
 

3 Komente

    1. M
      Mario

      O sa kam qesh me lot.

      1. P
        Pokeristi

        Fantastike!….

        Lini një Përgjigje