Sot Doktori pati një takim me partitë joparlamentare, që në fakt zëvendësuan opozitën pasi dolën nga Parlamenti më 2019.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor.
Në fillim të takimit Doktori falenderoi zotin Gjuzi për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë për t’u takuar.
Ai e çmoi atë si një konservataor të vërtetë, në rrugën e të cilit do shkojë edhe PD në të ardhmen.
Në fjalën e tij zoti Gjuzi falenderoi Doktorin për takimin dhe tha:
-Jam i prekur thellësisht që mes platformës së zonjës Kokpalari si konservatore demode, dhe platformës sime, ju zgjdhët platformën time.
Partia ime është partia më e vjetë konservatore në Shqipëri, e mbështetur mbi parimet e konservatorëve të shquar shqiptarë, në rrugën e të cilëve kam ecur unë.
Siç e dini, partia ime i shpëtoi fytyrën opozitës shqiptare kur iku nga Parlamenti, duke hyrë në Parlament dhe duke shpalosur aty vlerat e vërteta të konservatorizmit shqiptar.
Shpresoj që tani të zini mend dhe të bashkoheni me ne.
Pastaj në takim e mori fjalën zoti Kosta Papa.
Ai falenderoi Doktorin që u bë pjesë e këtij takimi.
Ai i bëri të qartë Doktorit se partia e tij përfaqëson emigrantët shqiptarë në Greqi, por që janë riatdhesuar në Shqipëri, dhe se pavarësisht pamjes së sotme, ai duhet të kuptonte se fuqia e asaj partie buron nga e kaluara e saj, kur emigrantët kanë qenë të rinj dhe pinin konjak dhe fërnet.
Doktori i shprehu mirënjohje për pjesmarrjen në takim dhe e garantoi se me votën e emigrantëve do përmbysin Edi Ramën.
Në fund e mori fjalën zoti Nard Ndoka, i cili theksoi se ai e ka të qartë skemën e fitores dhe ja dhënë formulën sekrete dhe Berishës.
-Nëse bashkohemi dhe marrim 51 për qind, ne e kemi të fituar çdo bashki, tha Ndoka, por këtë duhet ta ruajmë sekret nga kundërshtari.
Në fund Muli i falenderoi pjesëmarrësit në takim dhe premtoi se në takimin tjetër mund të marrë pjesë dhe kryetari i partisë së pensionistëve të Shkodrës, Selami Jenisheri.
Lini një Përgjigje