Muli i shqetësuar nga direktivën e re e Doktorit për rrjetet sociale 

9 Tetor 2022, 20:10Antena TEMA

Doktori ka dhënë një direktivë të re për zhvillimin e partisë së tij. Ai ka nxitur demokratët të përdorin Facebokun Tik Tok-un dhe Instagramin. Kjo është quajtur një armë e fort në duart e ushtrisë demokrate. 
Muli thirri Lelon të konsultohej për këtë çështje. 
-Deri më sot, ne demokratët e vjetër e kemi pas si krenari me tregu në sa mitingje kemi marrë pjesë. Tani Doktori na ka caktuar si krenari kush ka më shumë postime dhe like. Si e mendon ti? 
-Është një formë e re e luftës politike tha Lelo. Ka ikur koha e demokratëve që këpusin zinxhirë, ka ardhur koha e demokratëve që këpusin llastikat e brekëve. 
-Kjo na hap shumë telashe tha Muli. E para zonja Karo bëhet demokratja më e flaktë me këtë kriter. Po ajo që kam unë frikë është se Karmina ja kalon nga popullariteti Zenit. Dhe ne lodhemi të bëjmë Zenin kryetar partie, e na bëhet Karmina. 
-Është pak problem tha Lelo, por ndërron mentaliteti pak nga pak. E rëndësishme është që të kemi sa më shumë figura me shumë like në rrjetet sociale se ashtu dukemi shumë. 
-Kam dhe një hall tjetër tha Muli. Ky tik toku është kinez. Ne mezi po shpëtojmë nga rublat ruse të Lul Bashës të futemi në spiralen e pareve kineze, se në Tik Tok të vijnë lekët nga Kina. 
-Janë lek të pastra ato tha Lelo nuk ka problem. Rëndësi ka të kesh like. I ke pa ata demokratët që i shkojnë Doktorit në takime. Secili prej tyre merr like më shumë se çdo anëtar kryesie me ato që thotë. Videot e tyre në internet po bëjnë namin.  
-E di e di tha Muli. Ndaj them që është problem i madh. Se më parë ne këta demokratët i mbanin fshehur, tani na kanë dalë sheshit. 
-Duhet t'i futemi punës tha Lelo. Nuk kemi rrugë tjetër. Unë kam një video me atë skenën kur ul pantallonat para Edi Ramës. Do ta postoj dhe një herë atë të kap ndonjë like.  
-Edhe unë kam një në krah të Doktorit më 8 janar, do postoj atë tha Muli. 
-Nuk të bën njeri like se je në krah të Doktorit tha Lelo. Vetëm po shënove këtë ditë ishim dhjerë mund të marrësh mijëra like. 
 
 

2 Komente

  1. s
    spiuni

    a thua nuk e di sali serbi se flamur noka eshte spiun serb qe kur ishte 19 vjec, bile adriatik llalla i ka dokumentet, por me urdher te monika kryemadhi i ka manipulue, a ju kujtohet cizmjz e minikes ne parlamen, per pak esh hoci breket per te gjuajtur, por pasytaj gjuajti me nje kuti perzervativesh e cila perfundoi te albana vokshi. thuhet se perzervative monikes ia siguron e ema se punon ne sektorin e e mjekesise. ajo, nena e monikes ben tregti me perzervativat duke perdorur e dhe te aferm psh vajzat e monikes. fmilje e ndyre, e ema, e bija e mbesat

    Lini një Përgjigje