Muli i shqetësuar për thashethemet rreth zonjës Karo 

8 Tetor 2022, 20:27Antena TEMA

 Thashethemet se zonja Karo ishte lidhur me një sheik nga Dubai, kanë tronditur shumë selinë e Foltores. Muli po përpiqet të kuptojë se kush qëndron pas këtyre thashethemeve. 
Lelo dyshon se pas këtyre thashethemeve qëndron Luli, i cili kërkon të mbulojë skandalin e pareve ruse me pare nga Dubai. 
- D.m.th. që kur ne ta akuzojmë atë se financohesh nga rusët, ai të na thotë se ju financoheni nga Dubai. Kjo është e vetmja gjë që më shkon në mendje. 
-Më duket më e thellë tha Muli. Duan të krijojnë idenë se Doktori ka çuar lekët në Dubai në investime gjatë kohës që ishte në pushtet dhe tani ka gjetur një sheik të na i kthejë përmes zonjës Karo. Kam dëgjuar disa herë që akuzojnë Zenin se ikte në Dubai çonte lekët me çantë. Me siguri atë kanë parasysh.
-Ndoshta është dhe kështu tha Lelo. Por duket që është një gjë e pistë nga brenda demokratëve kundër Doktorit. Na duhet të krijojmë një fabulë të besueshme që zonja Karo nuk ka ndonjë lidhje në Dubai. Dhe t'i krijojmë besueshmëri që ajo është e lidhur në Shqipëri dhe nuk ka nevojë të shkoj deri në Dubai. 
-Jo në asnjë mënyrë. Nuk kemi pse përzihemi në jetën e saj. Se po thamë që ajo është e lidhur me një burrë të pasur në Shqipëri këta do thonë që në PD më i pasuri është Doktori dhe na hapen telashe të tjera. 
-Dakord atëherë tha Lelo. Mos të merremi fare me zonjën Karo po të shikojmë se si mund të kundërpërgjigjemi. Të hedhim dhe ne një pistë se kush e ka shpikur këtë akuzë. Mund t'ia hedhim zonjës Kokpalari. Të themi që e ka shpikur ajo nga xhelozia. 
-Mirë e ke ti, por demokratët e besuan atë për Lul Bashën. Kushedi se çfarë na nxjerr për zonjën Karo, hajde të merremi me të pastaj. Më mirë e lëmë kështu si thashetheme rozë, se për çështje nderi dhe të falin shqiptarët, po tek lekët nuk durojnë dot. 
 
 

1 Komente

    Lini një Përgjigje