Muli zbulon letrën e Kujtim Gjuzit drejtuar Biden 

11 Tetor 2022, 20:58Antena TEMA

Sot Muli thirri Lelon për të konsultuar tekstin e letrës të Kujtim Gjuzit drejtuar Biden.

Ju lut ta përkthente në anglisht dhe të bënte saktësimet e duhura.

Në letër thuhej:

“I nderuar presidenti Biden!

Unë jam Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore shqiptare, aleate e presidentit Trump.

E di që e keni kundërshtar, por ne burrat e mëdhenj të shtetit nuk kemi probleme personale.

Desha t'iu kërkoj një nder si burri burrit.

Prof. Doktor Sali Berisha, është një burrë shteti i madh, që ka tridhjetë vjet që qeveris Shqipërinë.

Kur ka qenë president për herë të pare, në SHBA ka qenë presidenti Bushi i parë.

Pastaj erdhi presidenti Klinton.

Atij ja prishën mendjen ca grekë dhe e zboi Doktorin nga pushteti, duke e rrëzuar me kryengritje popullore.

Ne për hir të miqësisë me SHBA ja falëm.

Pastaj iku presidenti Klinton, erdhi president Bushi i ri. Doktori u bë kryeministër.

Pasta iku Bushi i ri, erdhi president Obama.

Doktori mbeti kryeministër, bashkë me Ilir Metën në qeveri.

Tani ka ikur Obama dhe erdhi Trumpi, që shpresonim të na ndihmonte.

Por ky Lulzim Basha na tradhtoi.

Shkoi takoi Trumpin dhe i tha fute Doktorin në listë të zezë, se është komunist.

Ai aq informacion kishte, e bëri.

Kur erdhët ju president e gjetët letrën mbi tavolinë dhe e firmosët.

Tani duhet të ma dëgjosh një fjalë dhe mua, se jam konservator i vjetër.

Anuloje atë letrën dhe të jap fjalën se Doktori do bëjë çfarë të thuash ti.

Po deshe dhe çfarë të dojë Sorosi.

Vetëm t'ia dhjesim njëherë këtij Lul Bashës, që na e futi në listë të zezë. 

Ta shikoj dhe një herë Doktorin në pushtet, pa le të vdes.

Enver Hoxha ka mbretëruar 40 vjet duke qenë kriminel. Ky ka vetëm 32 vjet.

Të paktën të bëjë dhe tetë vjet të tjera se nuk është më i keq se ai.

Për çdo gjë më shkruaj letër.

Adresën e kam tek një zyrë në Kuvend të Shqipërisë, se aty pata fjetur ca kohë, se s'kisha shtëpi.

Ma ço aty se më gjejnë ata.

I yti, Kujtim Gjuzi!”

2 Komente

  1. H
    Harrese Konserva

    Akoma nuk eshte bere Drejtor i Radiotelevizionit shqiptar,ky mendjendrituri Kujtim Gjyzeli

    1. N
      NO KOMENTT

      Hahahahahahahahahahaaaaaaaa,tamam fjalori i Gjuzit o cu kenaqem,hahahahahahahahaaaaaaa,Na kenaqe Mero per Zotin,,,

      Lini një Përgjigje