Pas premtimit të Doktorit për “primare” edhe pas problemeve që hapen me aleatët, Muli është gjendur papritur para shpërthimit të një gare brenda PD, që nuk po e kontrollon dot.
Këlliçi ka dalë kandidat. Bogdani ka dalë kandidat.
Ndërkohë priten dhe tre të tjerë.
Për të frenuar garën e parakohshëme, Muli kërkoi një konsultë me Lelon, se si mund të menaxhohej kjo situatë.
-Nuk kam shumë përvojë në këtë punë, tha Lelo.
Doktori mund ta bëjë më mirë këtë punë, duke dhënë sinjalin e duhur.
-Po çfarë mund të bëjë?
-Po ja, mund të thotë që kjo është një garë e mrekullueshme.
Ka shumë kandidatë, njëri më i mirë se tjetri.
Dhe fillon i lexon emrat me radhë me të njëjtin tonalitet.
Në fund, kur të shkojë emri i Këlliçit thotë: Por mes tyre është një emër i shkëlqyer, një demokrat i flaktë, një intelektual i madh, dhe i përmend emrin.
Aty e kuptojnë të gjithë që ai është kandidati e pushon gara.
-Kjo është ide e mire, tha Muli.
Por puna është se për kë emër duhet të thotë?
-A, këtë se kemi unë e ti në dorë.
Ne i japim 10 emra, ja lëmë përpara dhe i themi këta duan të konkurrojnë
Ai t’i shikojë dhe të thotë kush është më i miri.
Pastaj atë e zgjedhin demokratët.
-Puna është që mua nuk ma mban ti çoj emra, tha Muli.
Dhe ai mërzitet shumë kur ti nuk e kupton, kë do ai.
Këtë nuk ta fal kurrë.
-Atëherë të presim, tha Lelo.
Petët e para të byrekut digjen gjithmonë.
Ai që do dalë i fundit do jetë.
Lini një Përgjigje