Muli në siklet nga vjersha e Lelos për Doktorin 

15 Tetor 2022, 18:20Antena TEMA

Sot ndryshe nga herët e tjera, Mulin e thirri vetë Lelo.

-Kam një surprizë për ty, i tha.

-Nuk quhet më fabulë tani, i tha Muli, quhet surprise?

-Jo jo, është fjalë tjetër, ta shpjegoj, i tha Lelo.

Dhe sapo Muli erdhi, Lelo nisi t’i lexojë një poezi.

 

Silueta e Doktorit

 

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

 

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

 

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

 

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n'ballë.

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret' Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

 

-Çfarë është kjo, tha Muli, se s’po e kuptoj?

-Vjershë për Doktorin nga mua, i tha Lelo.

-Si ka mundësi, tha Muli! Ti paske dilema për Doktorin.

D.m.th. të shkon mendja ta krahasosh me salmonin.

-Është stili poetik ai që e dikton, i tha Lelo.

Salmoni mashkull në fund të jetës së tij ecën kundër rrjedhës, shkon tek vendi i origjinës, dhe pasi lëshon spermën merr ngjyrë të kuqe e vdes.

-Po sikur Doktorit të mos i pëlqejë, i tha Muli.

Se kjo qenka pesimiste si poezi. D.m.th. ti do të thuash që i ka ardhur fundi....

-Me siguri do t’i pëlqejë, i tha Lelo. Ja njoh shijet.

Ka shkruar dhe ai vet poezi kur ishte i vogël, por i ka shkruar për shokun Enver. Kështu që më mirëkupton.

-Nuk e di, tha Muli. Do të na hapësh telashe.

Akoma më keq sikur t’i pëlqejë e të më thotë që duhet të shkruani të gjithë nga një vjershë.

-Po vjersha nuk mund të shkruajnë të gjithë, shkruajnë vetëm poetët, se ata dinë të dashurojnë.

-Po aty poetë janë të gjithë, se kanë rënë në dashuri me Doktorin.

Kështu që do kemi telashe. Më mirë mos e publiko, i tha Muli.

-Nuk e mbaj dot, tha Lelo. Kam 24 orë që e kam shkruar e po plasja sa të ta tregoja ty.

Tani do ta botojë. Nami të bëhet.

-Mirë, si të duash, i tha Muli.

Ne të morëm në punë të na bëje “fabula” për Doktorin. Ti na bën fabula për salmonin. Hajde ta kuptojnë njerëzit.

Mirë mua që ma shpjegove, po unë si t’iu shpjegoj njerëzve.

T’ua them shqiptarçe: “Kur të vjen fundi shkon bën shurrën në derë të xhamisë”.

1 Komente

  1. p
    petagog salmoni

    Qikjo pozia osht hermetike or zotni ,ene ai qi e ka shkru se merr vesht ca ka dash t me thon.

    Lini një Përgjigje