Muli informon demokratët se zonja Kokpalari ka tradhtue 

18 Tetor 2022, 20:47Antena TEMA

Pas deklaratës së sotme të zonjës Kokpalari ndaj Doktorit, të cilin e quan burrë pa dinjitet, për shkak të vlerësimeve që ka bërë për Gridën, Muli pati një sërë reagimesh nga demokratët, të cilët kanë një vit që e njohin zonjën Kokpalari si figurën më të dashur të tyre, ndërsa Gridën si më të urryerën.

Kjo e vuri në siklet të madh Mulin dhe vendosi t’i sqarojë ata përmes një letre që e shpërndau Lelo:

“Të dashur demokratë!

Zhvillimet e fundit nxjerrin në pah shumë intriga, që duhet t’i bëjmë transparente me ju.

Është e vërtetë se zonja Kokpalari është një figurë e dashur për ju, pasi ajo ju gjend Doktorit pranë në ditë të vështira dhe për gati një vit e shoqëroi atë kudo.

Është po ashtu e vërtetë se zonja Grida ishte kundërshtare e Doktorit dhe e ka sulmuar atë.

Por gjërat nuk janë ashtu si duken.

Nga disa dokumente sekrete që na u ofruan nga miqtë tanë në SHBA, na rezulton se zonja Kokpalari ka qenë e infiltruar e CIA-s në PD, për të hedhur në erë Doktorin në këtë moment delikat.

Misioni i saj ka qenë përçarja e PD, ndarja e saj në dy grupe dhe futja e frymës së armiqësisë mes Doktorit dhe grupit tjetër.

Ajo ka ndërhyrë në raportin personal të Doktorit me Gridën, dhe e ka ndaluar atë t’i lexojë Esenninin, duke e quajtur literaturë ruse, dhe mund të vihej nën akuzë si parti nën ndikimin rus.

Këto dhe gjëra të tjera të errëta që do sqarohen në ditët në vazhdim, na bindën se zonja Kokpalari ishte një agjente e CIA, që mbante lidhje me zonjën Yuri Kim në Tiranë dhe merrte pagesa të dyfishta dhe nga CIA, dhe nga Zeni.

Për këtë arsye ne vendosëm të distancohemi prej saj dhe të rehabilitojmë viktimat e saj në PD.

Lini një Përgjigje