Muli i shqetësuar se kë “Pasha” do vrasë Nora e Kelmendit 

16 Tetor 2022, 19:20Antena TEMA

 Shqetësimi i sotëm serioz i mulit u bë deklarata e Doktorit se Grida është “Nora e Klemendit”. Lelo ishte bërë entuziast nga kjo deklaratë, ndërsa Muli ishte shqetësuar  pasi donte të kuptonte se çfarë nënkuptonte tamam Doktori. 
-Ka dashur të nxjerrë në pah anën epike të Gridës,- i tha Lelo. Për të treguar që më në fund një burrneshë po i bashkohet PD sonë. 
-Nuk është ashtu tamam, tha Muli. Doktori flet me kode malësori. Me kodet malësore nuk përkthehet ashtu. 
-Po si përkthehet tha Lelo. 
-Nora e Kelmendit ishte vajzë e vetme pa vëlla dhe babai e veshi si burrë. Madje e stërviti si burrë. Pashai i Malit të Zi e pa njëherë dhe ra në dashuri. Ai kërcënoi se nëse nuk ja japin nuse do djegë Malësinë. 
Atëherë Nora e mori situatën vetë në dorë, shkoi dhe vrau Pashain për të shpëtuar Malësinë. 
-Po shumë mirë tha Lelo. Kjo është ana epike. 
-Prit tha Muli. Tani duhet të gjejmë kush është Pashai. 
Siç e kemi parë, Grida ka qenë luftetare e Lulit. Luli e rriti dhe stërviti kundër Doktorit. Madje e quajti koleg d.m.th. i shpalli duel.  
-Po ça të keqe ka tha Lelo? 
-E keqja është se Doktori nguli këmbë “o e marr, o vdes”. Dhe sulmuan PD me 8 Janar për këtë shkak. Ajo nuk u dorëzua. 
Tani ajo ka pranuar të dorëzohet, por kjo mund të jetë një hile e Lulit që ajo të vijë tek ne dhe të vrasë Pashain d.m.th. Doktorin. Se Edi Rama s'e ka kërkuar për grua. Ai ka ndërruar pesë gra, po ketë se ka kërkuar kurrë. 
-Po jo mo burrë ku të shko mendja i tha Lelo. Ai vërtet i tha Nora e Kelmendit, po kjo ua di vlerën burrave. Nora e ka vra se s'kish shku ndonjëherë me burrë. Kjo është ndryshe. Është Nora moderne. 
-Atë frikë kam, se është moderne, tha Muli, dhe nuk i dhimbset Doktori. Ndaj duhet të jemi vigjilentë. Se Doktori mund ta ketë pasur kod për ne, ta ruajmë nga Grida. 

3 Komente

  1. t
    tradita

    TI ne koke ke stomak dhe jo tru prandaj nga goja nxierr m.... Kjo batute e Grides eshte me e jashtezakonshmja... thanun ne parlamentin shqiptar nga 1922 e deri me sot,,, ndoshta e paperseritshme.

    1. T
      Trotski

      Ajo Grida te Ha Mune ! Mos kini frike!

      1. S
        Sovrani

        Grida vetem per ndonje harem plakash eshte me ato bythet e shtremeta e komet si bretkose.

        Lini një Përgjigje