Muli përgatit sloganet e kandidatëve për kryetar bashkie të Tiranës 

17 Tetor 2022, 20:25Antena TEMA

Në konsultën e sotme me Lelon, Muli diskutoi mbi detyrat që duhet të kryenin gjatë fushatës së primareve mes kandidatëve që janë vetëshpallur deri tani.

Problemi kryesor mbetej fakti se secilit prej këtyre kandidatëve duhet t’u gjendej një staf për fushatë dhe një slogan.

Muli ja ngarkoi këtë detyrë Lelos

-Është pak punë e vështirë, tha Lelo. Sidoqoftë na duhet një listë fillestare.

-Shkruaj, i tha Muli. Bogdani, Këlliçi, Jul Deda, Alimehmeti, Kadilli dhe Gjuzi.

Kaq kemi hë për hë. Në ditët në vijim të shikojmë për të tjerët.

-Dakord, tha Lelo. Ja po filloj të mendoj.

Së pari, për këtë Bogdanin. Me sa di unë ky ka pasion inceneratorët.

Këtij t’ia vëmë sloganin që ka lidhje me pastrimin e Tiranës.

Ky ka shkuar deri në Afrikë të bëjë inceneratorë.

Slogani më i mirë besoj se është “Unë e bëj mirë, unë e bëj vet”. Kjo i shkon më shumë.

-Shumë mirë, tha Muli.

-Këtij Këlliçit duhet t’i forcojmë identitetin tirons.

Kështu mund të marrë votat e tironsve brenda PD.

Pastaj në fushatën e madhe ta ndërrojë.

-Shumë mirë, tha Muli. Gjeji një slogan.

-Unë them ta lidhim me këtë punën e tironsve të vjetër.

Fjala vjen diçka e tillë: “Ku ka si tironsit moj nane” dhe të fusi në premtime që do prishë muzeun e Ismail Kadaresë që ka bërë lali Eri për një ardhacak nga Gjirokastra dhe do bëjë muzeun e shkrimtarit të shquar tirons Hoxhë Ibrahim Dalliu.

-Shumë e bukur kjo, tha Muli. Po këtij Jul Dedës ca sllogani do t’i gjejmë?

-Ky e ka lehtë. Që të mos hyjë në konflikt me Këlliçin, po ja bëjmë: “Me kan shkdoran të tëra i ban”. D.m.th dhe kryetar bashkie e bën.

-E bukur dhe kjo. Po këtij Kadillit?

-Kadilli nuk jam i sigurtë që hyn në primare.

Por po hyri do t’i ofrojmë slloganin: “As me Pashën, as me Beun”.

I shkon pak dhe natyrës tironse. Pasha eshte Basha.

-Harruam këtë doktor Alimehmetin, tha Muli. Çfarë slogani i shkon këtij?

-Këtij i shkon slogani “Kur të do Tirona, fitores i ka vdek nona”

-Na mbeti ky Kujtim Gjuzi, tha Muli. Këtij gjeji një kot se nuk fiton.

-Nuk i dihet, tha Lelo. Ka shumë fansa brenda PD.

Them t’i rekomandojmë sloganin: “O Erion o kok karpuzi, prit se po vjen Kujtim Gjuzi”. Kjo i shkon shumë.

-Shumë mire, tha Muli. T’i hyjmë punës tani.

Lini një Përgjigje