Muli e shpjegon dështimin e protestës me dorëheqjen e Fugës 

3 Mars 2023, 17:45Antena TEMA

Dështimi i protestës së sotme ishte përtej parashikimeve.

Edhe pse shkoi ora 12: 30, ende nuk ishin mbledhur as 1 mijë vetë.

Muli thirri Lelon për t’ua shpjeguar këtë mediave.

-Unë them ta lidhim me dorëheqjen e Fugës, tha Lelo.

Ky ka qenë  një veprim taktik i Ramës, për të shfryrë protestën.

Duke dhënë dorëheqje njeriu i tij më i besuar, të gjithë besuan se pas tij do japë dorëheqje dhe Rama, dhe e kanë neglizhuar marrjen pjesë në miting.

-Kjo është interesante, tha Muli.

Ne pra mund ta paraqesim si miting të suksesshëm, pasi detyroi një zyrtar të lartë të japë dorëheqjen.

-Dhe atë mund ta bëjmë, tha Lelo.

Fakti që Fuga e bëri publike një orë para protestës, lidhet me protestën.

Nuk kishte pse e bënte sot.

-Kjo është gjetje e bukur, tha Muli.

Atëherë të shpallim bilancin e protestës.

Dorëheqja e njeriut më të afërt të Ramës.

S’kemi pse themi dështoi protesta, se demoralizojmë nejrzit.

Më mirë të themi që pati sukses..

-Dakord jam, tha Lelo.

Po ato paralajmërimet që bëmë, që do shkonim tek shtëpia e Taulant Ballës, tek Edi Rama në Surrel etj, si t’ia bëjmë?

-I anuluam se qëllimi u arrit. Dha dorëheqjen Fuga.

Këtu filllon shkërmoqja e madhe.

Pas kësaj bie gjithë ngrehina.

2 Komente

  1. L
    LORA

    Ja ,keshtu i pacin sukseset ne nahijen e shqup-it.

    1. K
      Kapedani

      Nga fitorrjaaa ne fitorrree ,yxhymmm perpara me preshin nga mbrapa. Yyyyy kok palare qe nuk rrini urte se keni bere krime dhe plot poshtersira.

      Lini një Përgjigje