Muli thirri me urgjencë Lelon të gjenin një fabulë që të justifikonin dështimin me McGonigalin.
Lelo, i cili ishte ende i mërzitur nga dështimi, ishte bllokuar dhe nuk kishte ndonjë ide.
-Duhet t'ia hedhim fjalin Lul Bashës patjetër, tha Muli.
-Ai nuk erdhi fare, tha Lelo.
-Aq më keq, tha Muli.
-Ok atëherë. Do themi meqë Rama kishte bërë plan me Lulin që të mos pranonin kërkesën e Doktorit për debat, por kërkesën e Alibeajt.
Kjo është skemë bashkëpunimi e tyre, se ata duan të forcojnë si opozitë Alibeajn.
Doktori e braktisi debatin pasi nuk mund të rrinte aty t’i jepte fjalën me leje Alibeaj.
-Kjo është një zgjidhje e mire, tha Muli.
Duhet të gjejmë dhe ndonjë gjë tjetër se mos na shkrefen militantët nesër për miting.
-Atëherë të hapim fjalë se ne duhet të bëheshim gati për lutë nesër e nuk mund të humbisnim kohë në Kuvend.
Do hapim fjalë se ikëm dhe bëmë trajnimin e njerëzve që do sulmojnë Kryeministrinë dhe Gjykatën e Tiranës. Kjo i karikon.
-Po, tha Muli, por ka dhe ndonjë rrezik, se secili do thotë e paskan gjetur njësitin këta dhe nuk vjen njeri, ngaqë nuk i kemi kontaktuar.
-Epo ç'fat te kemi, tha Lelo.
Ti më gjej një gënjeshtër the, nuk më the më gjej një zgjidhje.
Lini një Përgjigje