Muli entuziast për suksesin e tij në TV 

17 Mars 2023, 18:18Antena TEMA

Pas disa daljeve të tij në publik në emisione televizive, Muli u bind se i kishte munguar publikut prej kohësh.

Nuk po ja falte vetes që kishte lënë të tjerët të dilnin në televizion dhe vet ishte rezervuar.

Lelo, si këshilltar për shtypin, i dha statistikat e videove të tij në emisione dhe ato ishin nga më të shikuarat.

Përshembull video tek emisioni i Ylli Rakipit, ku ai fliste për revolucionin, kishte arritur qindra mijëra klikime.

Sidomos komentet ishin për pjesën ku ai thoshte që revolucioni mund të zgjasë dhe dhjetë vite.

Video ku ai debatonte me një socialist dhe i thoshte ti ke strukturë mentale skllavi, po ashtu po bënte kërdin.

Video me Çanin, kur i thoshte ti i bie fyellit në një vrimë, po ashtu po ecte shumë.

Pas gjithë këtij suksesi, ai po fliste me Lelon.

-Si nuk më ke këshilluar më parë të dilja në TV, i tha?

-Jam rezveruar, tha Lelo. Mendoja të konsumonim një herë këta të tjerët. 

-Kë tjetër?

-Po ja, mendoja që Paloqja bënte punë kur dilte, se dhe kur thotë ndonjë budallallëk, nuk ja vënë re njerëzit.

Thonë ose ka pirë, ose ka lënë lekët në bixhoz.

Dhe e mëshirojnë. 

Pastaj mendoja që pas tij mund të përdornim Prof. Spahon.

Se as atij nuk ja vënë re kur thotë ndonjë budallallëk.

Kurse për ty druaja shumë.

-Po pse druaje, pse? Unë siç e shikon, kam shumë sukses.

-Po pra për, këtë druaja.

E kisha këtë frikë që do bëheshe popullor menjëherë.

-Po ç’të keqe ka, tha Muli?

-E keqja është se tani të njohin, tha Lelo.

Nuk të ndihmoj dot më unë.

Pa dalë në TV ishte më ndryshe. Hapnim fjalë që nuk është pa gjë.

2 Komente

  1. C
    Carbon

    ????????????????

    1. 6
      60 vjec

      qeshni ju qeshni...qesh kush qesh i fundit...do ta shihni ju mulin se cdo te beje...prisni dhe pak sa ti mbushe mendjen arjan canit....muli para, cani pas mulit do bejne revolucionin....

      Lini një Përgjigje