Muli i shpjegon Lelos si do funksionojnë koalicionet 

16 Mars 2023, 18:51Antena TEMA

Lelo sot ishte tërësisht i paqartë se me kë kishin bërë koalicion.

Dikush thoshte me Metën dhe Ndokën, dikush me Rroshin dhe Starovën.

Muli, i cili është arkitekt i këtyre dy koalicioneve, nisi t'ia shpjegonte.

-Kur të shkosh tek kutia do marësh letrën e pare, atë të kandiatitit.

Do gjesh ku është koalicioni me Metën dhe Ndokën, do gjesh kandidatin e primareve dhe do votosh.

Pastaj do marrësh letrën e këshillit bashkiak.

Do gjesh koalicionin e Starovës me Rroshin dhe do votosh aty, pasi shumicën e anëtarëve tanë të PD do t’i kemi aty.

Mund të votosh dhe tek kjo lista me Metën, por aty fitojnë dhe ata të Metës.

Kurse ata të tjerët nuk kanë, se janë të gjithë tanët.

-Shumë e komplikuar, tha Lelo.

D.m.th kur të kërkoj për kandidatët, të kem parasysh Nardin, kurse kur të kërkoj për këshill bashkiak të kem parasysh Ballin.

-Pak a shumë kështu, tha Muli.

-Kam frikë se do ngatërrohen njerëzit e do votojnë PD, tha Lelo.

Do t’i marrin votat qyl ata legenat.

-Si mund ta thuash këtë, tha Muli.

Vetëm një njeri që ka strukturë mentale skllavi e thotë këtë.

Si mund të votojnë njerëzit Alibashën.

-Ç ’është kjo struktura mentale, i tha Lelo?

Është ndonjë term mjekësor, se nuk para marr vesh nga mjekësia?

-Jo mo zotëri, strukturë mentale skllavi nuk është organ, është figuracion, tha Muli.

-Ah, tha Lelo. Mendova se ishte organ, se ne që merremi me letërsi, kur ndërtojmë figura për të portretizuar dikë, nisemi nga një organ.

D.m.th i ngjan një organi.

P.sh thuhet “Muli është kokë”, kur do me thënë që është i zgjuar, ose “Muli është k...”, kur do me thënë që është budalla.

Kurse kjo që thua ti është diçka e ndërmjetme.

Ti e përfytyron organin e armikut ndryshe.

2 Komente

  1. N
    Nari

    Kjo eshte e sakte Mero.Mulin mund ta portretizosh fiks me organin,megjithese organit do t'i mbetet hatri qe e krahasojne me Mulin !

    1. C
      Cuni

      Haha sa ka si puna e Mulit aty o Mero

      Lini një Përgjigje