Muli i gëzuar nga vizita e ambasadorit hungarez 

7 Mars 2023, 20:35Antena TEMA

Më në fund Doktori piu një kafe me një ambasador.

Në fakt ishte hera e dytë, se kishte pirë dhe një kafe vitin e kaluar.

Lelo kishte marë pjesë në fillim të takimit dhe i tregoi detajet Mulit.

-Në fillim të takimit Doktori i tregoi ambasadorit se qeveria shqiptare është shumë e izoluar, i tha Lelo.

Dhe i tha se dy javët e fundit kryeministrin e kanë pritur vetëm tre kryeministra, ai i Japonisë, kancelari Scholz dhe kryeministrja e Danimarkës.

-Ky është skandal. I thonë dy javë vetëm tre personalitete.

Është izolim total, për shkak të çështjes McGonigal dhe nga respekti që bota ka krijuar për protestën tonë.

-Po ambasadori çfarë i tha, pyeti Muli?

-Ai shikonte nga mua, tha Lelo, sikur donte shpëtim, por unë ja hoqa sytë.

-Po Doktori çfarë tha pastaj?

-Doktori më tha: Lelo, dil pak jashtë se tani kemi ca muhabete private.

U çova unë, dola në paradhomë.

-Po përse mund të kenë biseduar?

-Me aq sa kuptova, ai e siguroi Doktorin se çfarëdo që të ndodhë, ai dhe familja e tij duhet të ndjehen të sigurtë në Budapest.

Klubi politik anti Soros i Budapestit, ka krijuar tani një fond për azil politik për gjithë politikanët anti Soros që persekutohen në botë.

Dhe Doktori është një rast i tillë familjar.

-Çfarë thua? Si do iki Doktori me familje në Hungari?

-Jo, Doktori nuk ikën gjallë.

Po fëmijët ndoshta ikin dhe punojnë më mirë andej.

Transferohet dhe Çim Peka me Zeni.TV në Hungari, është më mirë.

-Po Ilir Metën?

-Me siguri i ka dhënë dhe atij pasaporta.

Por as ai nuk ikën. Thjesht t’i kenë që mos t’u thonë njerëzit nuk dilni dot jashtë.

-E kuptova, tha Muli, dhe dy pika loti i rrëshqitën ne faqe.

-Na e izoluan Shqipërinë këta maskarenj socialist, tha me vete.

Lini një Përgjigje