Negociatat e Mulit këto 24 orë shkuan kot.
Biseda e parë qe me Gonin. Duke menduar se atë e kishin të sigurtë, e morën lehte punën.
-Të them një gjë unë vlla ty, ja nisi Goni.
Unë kam lënë nom. Kam ble makinën më 2015 dhe e mbaj në garazh prej jush.
Më 2017 më thatë mos e nxirr se mërzitet Luli. E lashë në garazh.
Më 2019 mos e nxirr se s’do shkojmë zgjedhje fare.
E lashë në garazh
Më 2021 mos e nxirr se kena makinat tona, e lashë.
E kam ble me lekë atë partinë plako.
Ta provoj një herë para se e me e çu në varreza a bë a s'bë.
Ju keni marr fund për vete tani, të paktën të provoj partinë time.
Se ma keni kalbur tuj ndenjë kot.
-Ke të drejtë, tha Muli, por këtë nuk po të themi mos e nxirr.
Nxirre, po na e jep me qira ne.
-Jo mor yahu s'ia kam hyp vet akoma, me ua dhënë ju.
Nuk bohet kjo punë.
Muli i mërzitur shkoi tek Nard Ndoka.
-Ke ndonjë ide, i tha? Si tia bëjmë?
-E kemi gati skemën. Unë dhe Dulja formojmë një koalicion dhe ju sillni kandidatët.
Kryetar koalicioni zgjidhni kë të doni, ose unë si katolik, o Dulen si ortodoks.
Kandidatët i kemi myslimanë.
-Po jo, tha Muli, për këtë pieta, si mund të shmangim emrat tuaj si kryetarë.
-Po si mor Muli, me shmang emrat tanë.
Si me thenë prindi 1 dhe prindi 2! Ça kjo punë mo burrë.
Ne kemi një jetë që s'na vjen turp prej Sali Berishës që e quajmë kryetar tonin, kurse ju u vjen turp prej nesh që jena njerëz të pastër.
Në fund e la takimin me Kujtim Gjuzin.
-A firmos dhe ti që Doktori të jetë në koalicion me ju, i tha Muli?
-Po mo burrë firmos, po duhet të betohet që këtë radhë do jetë konservator i vërtetë, i tha Gjuzi.
Nuk dua më devijime nga rruga jonë.
-Patjetër do qëndrojmë besnikë, tha Muli.
-Hajde për hajër, tha Gjuzi.
Dhe thuaj Doktorit të pajtohet me Kokalarin, se konservatorët e vërtetë nuk mbajnë mëri.
Lini një Përgjigje