Pasi u larguan kamerat nga mbledhja e kryesisë ku diskutohej për humbjen e vulës pati një debatesh konstruktive se si do të oiperohej më tej.
Fjalimi i Doktorit ishte as mish as peshk dhe nuk linte asnjë shenjë se si do angazhoheshin.
I pari e mori fjalën Muli.
-Ne do të marrim pjesë në zgjedhje tha Muli ose me koalicion të ri ose me koalicionin e vjetër.
-Dakord tha Doktori. Dhe unë ashtu mendoj.
Koalicioni vjetër është Meta, tha Muli.. Por atij i kemi premtuar që do ti japim vota për këshilltarë dhe po hymë bashkë duhet ta ndajmë listën 50 me 50.
Ra pak heshtje në sallë.
-Kemi dhe një opsion tjetër tha Muli. Të bëjmë koalicion të ri pa i rënë më qafë Ilir Metës. Gjejmë nja dy parti të vogla dhe i vëmë emrin koalicioni “Rithemelimi” ose “Foltorja”.
-Po sikur të dalim të pavarur, se marrim dhe shtresën gri, tha me gjysmë zëri Belo
-Ulu aty ti i tha Doktori. Të qan syri të dalësh i pavarur, tani e ke lidh fatin me mua, ska i pavarur.
Cara i cili po ashtu donte të kërkonte të dilnin të pavarur u ul nuk foli.
Në fund u ngrit Jozi.
-Doktor tha. E kam një surprizë për ty. Gjithnjë kam mendu për ditën më të keqe dhe ja ku jemi. Ju e dini që mu Lulzim Basha më zboi prej partie e më detyroi bashkë me Edi Ramën me kriju parti tjetër. Dhe unë e detyrova me e kriju. Pastaj erdhët ju u rikthye shpresa dhe unë u ktheva këtu. Normalisht duhet ta mbyllja partinë apo ta dorëzoja. Por mendova se do vij ndonjë ditë e keqe e do na duhet. Ja ku erdhi.
Merreni Doktor partinë time. Për këtë ditë e kam ruajtur. Për tu mbrojt nga Luzim Basha, ai harram.Sot jena më shumë se kurrë të rrezikum prej tij...
Shpërthyen duartrokitje në sallë.
Ka nje variant tjeter,sepse edhe Murrizi mund te ofroje per ndihme partine e e tij,te cilen e krijoi si puna e Jozit para zgjedhjeve te 2021 dhe nuk e ka shkrire,por e ruan ne figorifer per dite te keqe.Ja ku te ndriti fati o katunar i Myzeqese.