Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi kërkesën e Salinjit për dorëheqjen e gjyqtares së vulës nga trupi gjykues, Muli u gëzua shumë.
Duke komentuar me Lelon këtë sukses, Muli mendon se kjo është shenja e parë që gjykatat kanë nisur të reflektojnë pro Doktorit.
-Fakti që gjykata vendosi që ajo të mos jetë në grupin e gjykimit, është shenjë e mire, tha Muli.
Ajo i dha vulën Ali Bashës dhe kjo tregon që Gjykata e ka përjetuar keq këtë gjë.
Dhe duan patjetër të kompensojnë Doktorin duke i dhënë gjyqin Salianjit.
-Po Salianji është dhe i Lulit, tha Lelo.
D.m.th dhe Luli është dakord ta fitojë.
-Nuk ka rendësi kjo. Do ai, po nuk ja quajmë ne, tha Muli.
E dimë ne kush duhet të gëzohet e kush jo për Salianjin.
Nuk e vendos ai që ka vulën këtë. E vendos Doktori.
Gjykata dëshmoi se me mendje e shpirt është me Doktorin.
Madje dhe vet kjo gjyqtarja mund të jetë me Doktorin, por ka qenë e detyruar.
-Ja të shikojmë kur të japim vendimin, tha Lelo.
Se mund të jetë dhe më keq, bëjnë sikur i plotësojnë kërkesën e parë dhe ja fusin tek kërkesa e dytë.
I thonë u treguam të balancuar. Një vendim pro Salinajit, një kundër.
-Nuk besoj, tha Muli. Ka shume rëndësi të themi që Gjykata po e lidh fatin e Salianjit me Doktorin.
D.m.th jo me ato që mbrojnë Lulin.
-Dakord, tha Lelo. Shpresoj ta ketë këmbën e mbarë.
Se atij s'para i ecën. E mundi dhe Belua në zgjedhje.
Lini një Përgjigje