Muli dje në mbrëmje ishte shumë i nxehur.
Pasi e kishin refuzuar gjithë partitë e vogla për t’u bërë partnerë në koalicion, u çoi një mesazh gjithë degëve të Foltores të fillonin të regjistronin si të pavarur kandidatët e Primareve.
Por sot në mëngjes i kishte ardhur përgjigjja se dhe ai afat ka kaluar.
I shqetësuar thirri Lelon ta diskutonin.
-Po ça të thanë këta që të refuzuan, tha Lelo?
-Po ca të them unë, ky Gon Duka do me provu partinë që ka ble. E ka me merak.
-Dakord. Po Dulja?
-Dulja thotë e kemi bë marrëveshjen bashkë publikisht, do më mbështesni në tre bashki, do t’u mbështes në 58 të tjera. Kemi mbaru punë.
-Po Mediu?
-Mediu thotë nuk ka lezet të bëni koalicion me mua se do thonë i regjistroi Celibashi me hatër për shkakun tim.
Më dëmtoni reputacionin.
-Po Ndoka?
-Ndoka nuk është kundër në parim, po thotë që nuk mund të udhëheqë partinë e Saliut, një katolik i devotshëm si ai.
Po Arjan Starova?
-Ai thotë dakord jam me Doktorin, por partia ime është euroatlantike dhe bie ndesh me platformën e Doktorit.
-Po ky i Ballit Kombëtar?
-Ai dakord është, por ka kusht të mos jetë Balli Kombëtar Demokrat.
-Po ky i Ballit Kombëtar Demokrat?
-Ai dakord është, po thotë të dënohet fraksioni tjetër i Ballit.
-Po legalistët?
-Dakord janë, por duan të futim në program kthimin e Mbretërisë.
-Di çfarë ke ti? Lere fare, tha Lelo.
Ja regjistrojmë kandidatët Ilir Metës dhe i bëjmë thirrje popullit që janë tanët.
Më mirë të vdesim bashkë me Ilir Metën se sa të dorëzohemi tek Alibeaj.
-Dakord jam, tha Muli.
Lini një Përgjigje