Muli mesazh urimi grave të Foltores për 8 Marsin 

8 Mars 2023, 18:48Antena TEMA

Të nderuara zonja!

Në emër të Doktorit dhe timin personal, ju uroj gëzuar 8 marsin.

Respektin që Foltorja ka për gratë e ka dëshmuar qysh ditën e parë të rithemelimit.

Kur ne vendosëm të bëjmë “primaret” si gara e para e ndershme në historinë e demokratëve, vendosëm po ashtu të ruajmë nderin dhe dinjitetin e grave të Foltores.

Dhe këtë nuk mund ta bënim ndryshe përveçse të mos i përfshinim në këtë garë.

Kjo ishte një garë e lodhshme, fyese, poshtëruese për grate, nënat dhe motrat që kanë shumë halle dhe detyra mbi shpinë.

Ti fusje ato dhe si kandidate për Foltore ishte e tepërt.

Ishte si t’i vrisje për herë të dytë.

Për herë të parë i ka vrarë regjimi i Edvin Ramës, i cili u ka hequr Doktorin nga pushteti duke vrarë jetën e tyre.

Pastaj futja në garë për primaret do qe vrasja e dytë.

Ndaj ne vendosëm dhe ja arritëm të mos kemi asnjë kandidate grua në këto zgjedhje, me qëllim që ato t’i ruajmë, t’i respektojmë dhe t’i kemi gati për kohën kur të vijmë në pushtet.

Revolucioni është një punë burrash.

Gratë kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm, por jo në ballë të luftës po në prapavijë.

Për këtë arsye i kemi shmangur nga betejat kryesor dhe i ruajmë si sytë e ballit.

Kjo do të jetë politika jonë dhe në të ardhmen, derisa revolucioni të fitojë dhe ne të vijmë në pushtet.

Pastaj gratë do të jenë forcë drejtuese në vend.

Ato do të marrin postet kryesore në qeveri, parti e kudo tjetër, ndërsa burrat do shkojnë të punojnë aty ku ka nevojë atdheu.

Ndaj sot më këtë 8 mars i përshëndes fort dhe u bëj thirrje të durojnë, se dita e tyre po afron me shpejtësi.

Lini një Përgjigje