Pas fillimit të aksionit për mbledhje të firmave individuale për kandidatët e Foltores, Mulin e ka gjet belaja me demokratët që e pyesin vazhdimisht përse i duan këto firma.
Lelo, i cili po ashtu e ndjen këtë shqetësim, po përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Duke pirë sot kafen e mëngjesit, Lelo pati një ide.
-Duhet ta fshehim faktin që po mbledhim firmat se nuk na merr njeri përsipër, tha Lelo.
Për të gënjyer demokratët duhet të sajojmë një formular me kokë ndryshe, pastaj ndërrojmë kokën.
Fjala vjen sot në Tiranë duhet të shpërndajmë një formularë ku në kokë shkruhet: A jeni dakord të zbohet nga Shqipëria ambasadorja Yuri Kim?
Nëse po, firmos tek formulari ynë.
Kjo pyetja i tregohet demokratëve pastaj u ofrohet formulari.
Kështu ata e mbushin me shpejtësi dhe firmosin.
Gjatë firmosjes u duhet thënë se nëse bëhen 100 mijë shqiptarë që duan të iki ambasadorja, ajo ikën se është rregull.
Pastaj javën tjetër bëjmë një formular tjetër me pyetjen: A duhet të dënohet Edi Rama në Shqipëri për atë që ka bërë me McGonigal?
Nëse po, firmos formularin.
Dhe aty vërshojnë prape demokratët dhe firmosin formularin.
Një formular të tretë rezerve mund ta plotësojmë për pyetjen: A jeni dakord që Luzlim Basha dhe Enkelejd Alibeaj të shpallen tradhtarë të Shqipërisë?
Nëse po, plotëso formularin.
Dhe firmat do shkojnë lumë.
-Ide shumë e mire, tha Muli.
Kështu të paktën e maskojmë faktin që firmat na duhen të kandidojmë këta të primareve.
Kështu nuk kuptohet.
Lini një Përgjigje