Vendimi i sotëm që Doktori të bëjë koalicion me Metën, Dulen dhe Ndokën, e vuri Mulin në siklet për të gjetur një argument të fortë se çfarë i bashkon këto tre parti me Doktorin dhe të djathtën.
Lelo ishte përpjekur të gjente disa arsye, por prapë nuk qenë bindëse.
-Duhet të gjejmë një gjë, që i bashkon këto tre parti me njëra- tjetrën, pastaj kjo gjë të jetë në harmoni me Doktorin, tha Muli.
-Shiko, Dulen me Ndokën i bashkon miqësia e vjetër si parti kristiane brenda koalicionit opzitar.
Ata të dy nuk ndahen bashkë nga njeri- tjetri, në kafe, në parlament, në rrugë, kudo.
-Ky nuk është tipar bashkues, është përçarës, tha Muli.
Na duhet diçka që na bashkon.
-Po ja të shikojmë lidhjen fetare.
Dulja ortodoks, Ndoka katolik, Meta bektashi, Doktori mysliman.
Është unitet i katër feve në Shqipëri.
-Kjo po, tha Muli. Kjo shkon pak, por nuk është shumë e rëndësishme në publik.
Të vrasim mendjen të gjejmë diçka tjetër.
-E gjeta, tha Lelo. LSI ka bërë tre herë koalicion me Ramën.
Ndoka ka bërë tre herë, dhe Dulja ka bërë tre herë.
Kjo është një gjë që i bashkon të tre këto parti.
Atëherë ne do themi se këto janë tre parti që secila është zhgënjyer nga tre herë prej Ramës.
Për këtë arsye ato janë parti të djathta që nuk tradhtojnë më, pasi nuk ma kuptim as shprehja “e treta e vërteta’.
-Kjo po, tha Muli. Ky është argument tamam.
Këta nuk kanë ku shkojnë më se e kanë tradhtuar secili nga tre herë Ramën.
Kanë dhënë prova.
Lini një Përgjigje