Muli ndjehet i sfiduar nga Ilir Meta në ditën e verës 

14 Mars 2023, 19:40Antena TEMA

Sot Ilir Meta e nisi ditën duke recituar një poezi të Ndre Mjedës, e cila ishte një thirrje për revolucion.

Kjo e gjeti të papërgatitur Mulin, i cili ishte marrë me axhendën e Doktorit në Elbasan, ku do blinte ballokume.

Sipas axhendës së njoftuar, kur Doktori të kthehej nga Elbasani do nënshkruante koalicionin me partinë e Ilir Metës dhe një parti tjetër.

Por me sa duket dhe ky plan u prish.

Muli thirri Lelon, i cili kupton nga vjershat që të analizojnë Këngën e Bylbylit të Mjedës dhe a ka lidhje ajo me koalicionin që duhet të bëjnë.

-Po strofa e parë nuk më duket se ka lidhje, tha Lelo.

Ajo paraqet ardhjen e pranverës, shkrirjen e dëborës, çeljen e gjethit, por ka një ankth tek kënga vajtuese e bylybylit.

Kjo mund të jetë një kod i fshehte për ankthin e koalicionit.

-Po ashtu mendoj dhe unë, se tek strofa e parë bylbyli është akoma në kafaz dhe nuk po gjen hapësirë që të fluturoje.

Është para vendimit të Gjykatës.

Ndërkohë në strofën e dytë mendoj që Meta na jep shpresë për koalicion, pasi i çel derën kafazit dhe bylbyli fluturon.

-Po por si duhet marrë, kjo është puna?

Se kam frikë se Meta na ka sfiduar të gjejmë partnerë të tjerë në koalicion, kur thotë “në pyje ograja, bylbyl shpejto”.

D.m.th. është dhe një sinjal për afatet e koalicionit.

-Është pak problem, tha Lelo.

Por ne duhet ta testojmë sot.

Nëse ia nuk pranon të bëjë koalicion, atëherë simbolika e poezisë së tij është nxitoni, jeni aleatë.

Duhet ta shikojmë me kujdes. 

Lini një Përgjigje