Muli falënderon çunat e Londrës në takimin me Doktorin 

19 Mars 2023, 18:48Antena TEMA

Pas takimit onlinë të Doktorit me çunat e Londrës, Muli vendosi tu dërgojë atyre një falënderim special. 
-Të dashur vëllezërit e mi në Londër. 
Dje kur ju pashë në një sallë të mbledhur për të dëgjuar Doktorin, jam ndjerë më krenar se kurrë për Kuksin, Hasin dhe Tropojën e zhvendosur në Londër. 
Siç e dini Doktori dhe unë jemi “non grata” në Londër bashkë me 12 shokë dhe miq tuajt që janë angazhuar për demokracinë e vërtet në Shqipëri. 
Akti juaj, që morët pjesë në atë takim është shumë i rëndësishëm. 
Siç e tha dhe Doktori, ambasadori anglez në Tiranë është një McGonigal tjetër, që na ka dëmtuar rëndë, duke na ndaluar ardhjen tonë në Londër. 
Me trimërinë tuaj për tu përballur me këtë McGonigal të ri, ju treguat se nuk trembeni nga diktatura e McGonigalit në Londër. 
Unë e di që shumë nga ju do kenë probleme tani e tutje në Londër. Nëse ndonjë nga ju nuk ka letra, do përballet me ekstradim në Shqipëri. Nëse dikush nga ju nuk ka të drejtë pune, mund të arrestohet dhe zbohet nga vendi. 
Por për ju ka më rëndësi ideali për demokracinë në Shqipëri ndaj nuk ju trembet diktaturës së McGonigalit në Londër. Ju treguat fytyrën tuaj, burrërinë tuaj dhe përkushtimin tuaj për demokraci të vërtet. 
Nëse do kisha mundësi të udhëtoja në Londër do të vija e tu përqafoja të gjithëve një nga një, por siç e dini jemi në një rrethim ndërkombëtar nga Mcgonigali, Sorosi, dhe Dorian Duçka. Por ne do ta çajmë këtë rrethim, falë trimërisë dhe vendosmërisë suaj. 
Sa ishte gjallë Mbretëresha Elisabet, ne ishim njerëz të lirë, por në momentet e fundit të saj kur ajo nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë ndodhte, Mcgonigali i Londrës na sulmoi befasisht pas shpine duke na izoluar. Tani shpresojmë që Mbreti Çarls dhe Kamila të vënë dorën në zemër e të shikojnë se çfarë kanë bërë pas shpinës së Mbretëreshës qeveritë e Londrës. Por bashkë do fitojmë. 
 

1 Komente

  1. K
    KASEM

    DO FITONI NJE MUT 0 KERRICI I KUKESIT.

    Lini një Përgjigje