Pas lajmit se zgjedhjet në Brazil i fitoi komunisti Lula kundër djathtistit pro Trump që ishte në pushtet, Muli në vend që të mërzitej, u gëzua.
Thirri Lelon dhe me urgjencë i tha të përgatiste një fabulë se si të gëzoheshin demokratët për fitoren e Lulës.
-Po ça të gëzohen, tha Lelo?
Lula ka qenë nxënës i Servet Pëllumbit.
Ka bërë Shkollën e Partisë në Laprakë.
-Nuk ka rëndësi, tha Muli. Rëndësi ka mosha.
Është 77 vjeç. Sa Doktori.
Të gjithë këta që thonë Doktori është plak, ja ku e kanë shembullin.
-Po aq kemi dhe Trumpin, i tha Lelo, ça na duhet Lula.
Ne na ka humbur ky joni aty.
-Ai ka humbur, po s'qe 77 vjeç.
Na duhet sa Doktori, tha Muli, që të gëzojnë demokratët.
Se vetëm dhe kjo puna e moshës u ka mbetur merak.
Këtë “non grata”-ën nga SHBA dhe Britania nuk ja quajnë më.
-Po mirë mo, tha Lelo. Punë që bëhet është kjo.
Të gjithë titujt e mediave tona të jenë: “77 vjeçari fiton zgjedhjet në Brazil”.
Nuk ka rëndësi nëse është i majtë apo i djathtë.
Në fakt Doktori është 78 për 79, por hajde s’ka problem.
-Rëndësi ka që po fitojnë të moshuarit, tha Muli.
-Po ne sapo u gëzuam për Melonin që ishte e re, tha Lelo.
-Po për atë u gëzuam se ishte e djathtë, tha Muli.
Për këtë gëzohemi që është i moshuar.
-Po kështu i bie të gëzohemi dhe për Dodikun, se dhe ai fitoi si “non grata”.
-Për atë nuk e themi dot publikisht, po jemi gëzuar, tha Muli.
-Dakord mo, tha Lelo, po na iku jeta duke u gëzuar për fitoret e të tjerëve.
E pastaj na i bën shok Rama të gjithë.
Hahahaaaaa I madh je Mero ! Na iku jeta duke u gezuar per fitoret e te tjereve????????