Pas deklaratës së Këlliçit se është gati të dorëzojë mandatin për të garuar për Tiranën, Muli u gëzua shumë.
Thirri urgjent Lelon se si ta mbanin lart entuziasmin për fillimin e garës.
-Duhet ta shtojmë këtë me elementë të tjerë entuziastë, tha Muli.
Të përfshijmë gjithë grupin.
-Si ta bëjmë, tha Lelo?
Nuk besoj se këta të grupit janë të gëzuar për kandidimin.
-E ke gabim, tha Muli. Janë. Marrim Aldon për shembull.
Aldo Bumçi sot është njeriu më i lumtur në Tiranë.
Atij i bie radha të hyjë në Kuvend përsëri.
Dhe ne jemi të sigurtë se Aldo nuk tradhton.
Nëse ky Belua mund ta lëvizte bishtin, se e thërrasin herë pas here këta amerikanët, Aldo është i vendosur.
Plus gruan e ka me Ilirin, vet me Doktorin, është simbol i aleancës.
-A, nuk më shkoi mendja, tha Lelo.
Ky është element shumë i rëndësishëm.
Po duhet parë se mos i takon ndonjë gruaje të hyjë, seç janë këto kuotat.
-Aldon e paraqet dhe si grua po deshe.
Njeri i urtë është, tha Muli.
Tani duhet të forcojmë zërat që me Belon e kemi të sigurtë, që të mos krijohet shumë përçarje brenda grupit nga këta kandidatët e tjerë.
-Dakord, tha Lelo. në fillim ta bëjmë të sigurtë Belon si fitues i primareve.
Kjo ka rëndës.i Dhe kjo duhet bërë me kujdes, që të mos duket sikur ndërhyjmë në garë.
-Po, tha Muli.
-Atëherë këtë e kemi të lehtë.
Nuk do themi që Belo është fitues i primareve, po do themi Aldo është fitues i primareve.
Kur demokratët të pyesin “Po pse Aldo?”, ne do t’iu shpjegojmë se me fitoren e Belos fiton dhe Aldo, se bëhet deputet.
Madje ka shanse që vetëm ai të fitojë nga këto zgjedhje.
-T’i fusim dhe gruan në Këshill Bashkiak, që ta kemi për kryetare Këshilli, tha Muli, se e quajmë dhe të Ilir Metës, dhe tonën.
-Aq më mire, tha Lelo. Kjo e konsolidon sloganin, “Aldo i vetëm fitues i primareve”.
Lini një Përgjigje