Muli zbulon viktimat e panjohura të Norës Kelmendit 

23 Tetor 2022, 16:53Antena TEMA

 Intervista e Gridës e ka tronditur sot Mulin. Bashkë me Lelon kanë dy javë që duan ta portretizojnë atë si Nora e Kelmedit sipas porosive të Doktorit. Por intervista e Gridës ua çoi dëm gjithë punën. Ajo tha se kishte thyer shumë zemra në jetë dhe kjo Mulin e tronditi shumë. 
-Si do t'ia bëjmë tani, i tha Lelos. Ne po punojmë të duket si Nora e Kelmendit, kjo del e thotë që kam thyer shumë zemra. 
Nora e Kelmendit njërit i theu zemrën dhe i theu dhe kokën pastaj. 
-Ky është problem tha Lelo. Se, që tani të quhet Nora e Kelmendit duhet t'i vrasë të gjithë këta që ua ka thyer zemrën. Dhe pastaj kjo është për në Gjyq të Hagës me gjithë këta viktima. 
Duhet ta marrim në dorë situatën tha Muli. Duhet të hapin fjalë, se dhe Nora e Kelmendit, nuk i vriste gjithë burrat që binin në dashuri me të. Vetëm armiqtë. 
-Nuk e di tha Muli, po kësaj disa i kanë vdekur, disa i kanë përfundu në burg. Nuk di kush ka shpëtuar prej tyre. Në këtë pikë Doktori nuk e ka keq që është Nora e Kelmendit. 
-Ne duhet të bëjmë tonën tha Lelo. Duhet të ndryshojmë historinë e Norës dhe të themi që Nora ka vrarë vetëm Pashain se ishte armik, dhe nuk mund ti jepte zemrën armikut. Me të tjerët nuk ka pas probleme. 
-Jo mor burrë s ena ngrihen këta malësorët thonë na keni çnderue Norën. Nuk bën tha Muli. 
-Epo një gjë duhet të bëjmë tha Lelo. Ose do dalë Nora e keqe dhe Grida e pafajshme se ka imituar Norën, ose do dalë pastaj Grida imorale, dhe do na bëjë dy dëme. E para s'do quhet më Nora e Kelmendit e dyta do na prish punë. Më mirë modifikojmë këtë historinë e Norës Kelmendit se ajo dhe ashtu gënjeshtër do jete. 
Pastaj nuk është se merr vesh njëri në Kelmend se ç'kemi bërë ne. Sa ta marin vesh ata mbarojnë zgjedhjet. 
 
 

Lini një Përgjigje