Muli sot u shqetësua nga një lajm se Luli ka vizatuar Kosovën.
Aq më tepër që lajmin e kishte postuar Enver Hoxhaj i partisë së Thaçit dhe e cilësonte Lulin nip Kosove.
Lelo, që në këtë rast duhet të shpikë një fabulë kundër Lulit, u vu në vështirësi.
-Po ça punë na prish kjo “nip Kosove”, tha Lelo? Le ta thonë.
-Jo, tha Muli. Doktori i do armiqtë e tij dhe antikombëtarë.
Ai që ka prerë në besë Doktorin, duhet të dalë që ka prerë në besë dhe Kosovën.
-Po ai vet ka thënë që Luli ka çuar në Hagë, Miloshevicin dhe ka ngritur Gjykatën në këmbë kundër tij.
-Nuk ka rëndësi ça ka thënë.
Tani ai o zotëri është besëprerë.
Besëpreri duhet të jetë besëprerë gjithandej.
S’mund të jetë besëprerë në Shqipëri dhe i besës në Kosovë.
Aq më tepër që mburret që është fis Hoti.
-Po mire, tha Lelo. Doktori është fis Berisha.
I bie të jetë kosovar tamam. Ky vetëm nip është.
-Jo, nuk bën punë kjo, tha Muli.
Duhet të krijojmë një fabulë që ky ka takuar njerëzit e Thaçit, se është pjesë e projektit të Vuciqit, Ramës dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës.
Ka shumë mundësi që ka takuar dhe Haradinajn.
Po kërkon të bëjë koalicion në Kosovë kundër Doktorit, duke keqpërdorur problemet që ka Doktori me SHBA.
Nuk duhet ta lejojmë.
-Po mirë atëherë, tha Lelo.
E fusim tek grupi që donte të ndante Kosovën.
Kështu ka kuptim që dhe “non grata” e Doktorit nga SHBA ka ardhur nga Luli, se ka qenë bashkë me Ramën, Vuciqin dhe Thaçin.
Ja e nxori kokën, takoi Enver Hoxhaj.
Këtej voton ligj kundër dosjeve të Enver Hoxhës në Kuvend e aty shkon takon një njeri po me atë emër. Hipokrit.
Lini një Përgjigje