Muli gjen një skemë si të forcojë e djathta aleancën me Metaj 

20 Tetor 2022, 20:54Antena TEMA

Muli vendosi të marrë sot në dorë situatën në Kuvend, pas debatit për ligjin e dosjeve. 

-Me sa duket këta të Lulit do na shesin Metajn, i tha Muli, Lelos. Duhet të bëjmë diçka.

-Po për çfarë do t’i akuzojmë, tha Lelo.

Ata po akuzojnë Metaj si bashkëpunëtor sigurimi, ju do t’i akuzoni si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

Kush është më e rëndë për shqiptarët?

-Unë mendoj se bashkëpunëtor i Edi Ramës është më e rëndë, tha Muli.

Se ky përmbledh brenda dhe Sigurimin.

-Dakord atëherë, tha Lelo.

Të krijojmë një fabulë që kjo hapja e dosjeve do jetë fat për opozitën, pasi do konsolidojë aleancën e Metës me të djathtën.

-Po si do ta bëjë këtë, tha Muli?

-Po ja, ti vet më ke thënë që hapja e dosjeve është gabim, pasi ne kemi shumë ish- të persekutuar që janë detyruar të bëhen bashkëpunëtorë.

-Po, është e vërtetë, tha Muli. Ata janë hallexhinj. 

-A, bravo. Tani dhe Metaj do jetë bashkëpunëtor.

 Atëherë ai do ndjehet njësoj si këta të persekutuarit dhe ka shansin të thotë që e detyruan të firmoste, se ka qenë antikomunist.

Kjo e bën fabulën të bukur dhe do rritet bashkëpunimi opozitar.

Ndërkohë këta të Lulit do unifikohen me Ramën, se këta vërtet nuk janë bashkëpunëtorë, por janë xhelatë të Sigurimit.

Kështu që palët ndahen njëherë e mirë.

Ne të persekutuarit e vërtet dhe Metaj bëhemi bashkë, ata persekutorët e vërtetë me ata të Lulit bëhen bashkë.

Këtë fabulë duhet të përhapim.

-Dakord, tha Muli. Kjo na ndihmon shumë

Lini një Përgjigje