Muli sot pati një gëzim të paparë kur mësoi se Lelo ka bërë një poezi kundër ambasadores.
E mori e lexoi me shpejtësi sikur e gëlltiste, por në fakt nuk është se kuptoi gjë.
Vetëm një gjë e dinte mire, që ajo ishte kundër ambasadores.
E thirri Lelon ta qëraste.
-Ja ke bërë mirë asaj shtrigës, tha.
Vetëm se ajo pjesa që thoje është e madhe obeze, s’mu duke e saktë, se ajo është elegante.
-Është metaforë, i tha Lelo. D.m.th si të ta them, është gjetje artistike.
-A, se dija, tha Muli. Mendova që është metasharë (me ta sharë)
Po ajo pjesa që më pëlqeu më shumë është kur e krahasoje me Lenkën.
Vetëm se Lenka ka qenë ministre, kjo nuk është...
-Është simbolik, i tha Lelo. Siç thuhet në gjuhën e artit, është një lloj sinonimi.
-Ah, se kuptova, tha Muli. Mendova se ishte e vërtetë.
Doktori do jetë kënaqur shumë, se dhe ai e ka pasur inat Lenkën që atëherë.
Duhet t’ua shpjegojmë demokratëve, ta lexojmë në çdo seksion partie këtë dhe t’ua shpjegosh se çfarë ke dashur të thuash.
Se ashtu e shijojnë më mirë.
Ja dhe unë tani që ma shpjegove e kuptoj më mirë.
-Patjetër, tha Lelo. Për atë punë e kam bërë.
-Po atë që nuk zhbën dot Shijakun dhe Kavajën, se kuptova mirë, tha Muli.
Princ Vidi kush është, Doktori apo kjo gruaja?
-Kjo gruaja, tha Lela. Është krahasim.
Princ Vidin na e sollën këta perëndimorët të na qeveriste dhe e vuri para Haxhi Qamili.
Dhe këtë e vuri para Doktori, tha Lelo.
-D.m.th. Doktori është Haxhi Qamili, tha Muli.
-Në disa raste Haxhi Qamili ka qenë pozitiv, tha Lelo.
Kështu siç e them unë është pozitiv dhe Doktori, se u tregon vendin këtyre perëndimorëve që duan të bëhen zot vendi këtu.
-Kjo qenka e bukur shumë, tha Muli.
Por duhen mbajtur shënim këto, se janë gjithë këto personazhe, Lenka, Haxhi Qamili, Kanioni i Madh....
-Kanioni i madh nuk është burrë, është grykë e thellë, tha Lelo. Si ajo që shkon në Shishtavec.
-A, thashë se qe burrë, siç i themi Aleksandri i Madh, tha Muli.
-Jo jo, është shprehje gjeografike, tha Lelo.
Mos u mërzit se ta shpjegoj pak nga pak. Kemi kohë.
Se javën tjetër do bëj një poezi për Ilir Metën dhe jam i zënë.
Salmoni shkrimtar I ka bo poezi salmonit t modh lider historik.Dy trupeshk.
Tall bythen me budallenjte
Je shume ordiner, o Mero!