Muli i shqetësuar nga shefja e re e SHISH që është nga Kosova 

20 Mars 2023, 19:39Antena TEMA

Muli është një nga njerëzit më të alarmuar nga shefja e re e SHISH që ka emëruar Rama.

Shqetësimin ja shprehu sot Lelos.

-Kjo që po bën Rama është një gjë shumë e rëndë.

Duhet të kemi kujdes, tha Muli.

-Çfarë të bëjmë, tha Lelo? Ose mund ta akuzojmë që është e amerikanëve, ose që është e SRB, d.m.th e shërbimit sekret sërb.

Si parti na shkon ta akuzojmë që është e CIA dhe duhet hequr, se e ka vendosur McGonigali, tha Lelo.

-Po kjo SRB çfarë është, tha Muli?

Se duket sikur është akronim i emrit Sali Ram Berisha. 

-Kështu quhet tani ish- UDB, tha Lelo.

Se ajo qe për gjithë Jugosllvinë.

-Më mirë të jetë e CIA se e SRB, tha Muli.

Do na hapë telashe po është e lidhur me SRB.

-Pse, çfarë telashe?

-Po mund t’i japë UDB dosjen time kur më kanë mbajtur disa muaj në burg në ish- Jugosllavi më 1991 dhe pastaj më kthyen në Tiranë, se u thashë do merrem me politikë.

Pale çfarë mund të shpikin, sikur kam firmosur, sikur jam infiltruar.

Nuk e kam pas deklaruar as në formularët e dekriminalizimit këtë.

-Po çfarë faktesh të tjera mund të gjejë ajo?

-Kam frikë se aty në SHISH është një dosje imja nga Gazidede.

Se ai kërkonte një agjent të UDB më 1995, kur isha unë student, një kosovar që flinte në dhomën time prej muajsh.

Unë e mbaja si kosovar se e dija që ishte i UDB.

Kur erdhën e morën, më morën dhe mua, më akuzuan se po fsheh një bashkëpunëtor të UDB.

Nejse e kalova se isha në forumin rinor të PD, por mund të ketë lënë ndonjë letër aty.

-Po ndonjë gjë tjetër çfarë mund të ketë, tha Lelo?

-Po se di. Nëse kjo është e UDB, mund të nxjerrë dhe gjera për Doktorin nga Beogradi, se i manipulojnë ata.

Ndaj them më mirë të jetë e CIA se e UDB.

Të paktën me CIA e kemi betejën hapur.

Me këta të UDB apo SRB si i thua ti, është me telashe puna.

Lini një Përgjigje